Duke komentuar projektin e debatueshëm qeveritar Shkupi 2014, Teuta Arifi konfirmon tërthorazi mospajtimet e partnerëve të koalicionit qeverisës lidhur me të: Problemet e cilësdo qoftë natyrë nuk zgjidhen duke krijuar ikonografi dhe tendencën për tiu kthyer së kaluarës. Vetëm popujt e vegjël e kanë kompleksin e fryrjes së traditës dhe të historisë kombëtare. Jam shumë e bindur se kontesti, për të cilin flasim, nuk mund të zgjidhet duke iu kthyer së kaluarës antike, por vetëm duke qenë të vendosur në ardhmërinë e përbashkët evropiane.

Në një intervistë ekskluzive për Kohën Ditore, Teuta Arifi, zëvendëskryeministre e Maqedonisë për Çështje evropiane thotë se Ballkani nuk ka nevojë të presë që disa politika kolektive dhe bartësit e tyre të arrijnë moshën e pjekurisë për të plotësuar kriteret e integrimit euroatlantik. Situata e përgjithshme, globale, kërkon që të sillemi e veprojmë në mënyrë pragmatike e racionale, thekson Arifi. Duke komentuar projektin e debatueshëm qeveritar Shkupi 2014, Teuta Arifi konfirmon tërthorazi mospajtimet e partnerëve të koalicionit qeverisës lidhur me të: Problemet e cilësdo qoftë natyrë nuk zgjidhen duke krijuar ikonografi dhe tendencën për tiu kthyer së kaluarës. Vetëm popujt e vegjël e kanë kompleksin e fryrjes së traditës dhe të historisë kombëtare. Jam shumë e bindur se kontesti, për të cilin flasim, nuk mund të zgjidhet duke iu kthyer së kaluarës antike, por vetëm duke qenë të vendosur në ardhmërinë e përbashkët evropiane. E pyetur se si i vlerëson zhvillimet e fundit në Kosovë, Teuta Arifi shfaqi pikëpamjen se ngjarjet në Kosovë janë zhvillime që karakterizojnë procesin e ndërtimit të një shteti të ri, i cili ka shumë sfida për tu përballur. Në një pyetje tjetër rreth problemeve e opsioneve të shfaqura rreth veriut të vendit, ajo tha se Opsioni i ndarjes së Kosovës është i papranueshëm, meqë është kontrovers dhe në kundërshtim me konceptin e ndërtimit të një ardhmërie euroatlantike për tërë rajonin. Oferta evropiane për Ballkanin Perëndimor është një ofertë e cila kërkon tejkalimin e koncepteve retrograde të territorializimit të çështjeve etnike, duke dhënë si alternativë një Evropë të përbashkët si hapësirë më e gjerë për të trajtuar këto çështje. Gjithsesi, opsioni i ndarjes së Kosovës rrezikon jo vetëm Maqedoninë, por edhe rajonin në përgjithësi, meqë sfidon konceptin e shteteve të mundshme multietnike, thotë Arifi mes tjerash në intervistën për të përditshmen kosovare Koha Ditore.