E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për shkak të pirjes së pilulave, alkoolit dhe anoreksisë aktorja 49-vjeçare javën e kaluar kaloi disa ditë në spital, por vazhdon të refuzojë këshillat mjekësore dhe nuk dëshiron të shkojnë për trajtim.
Demi Moore refuzon kėshillat e mjekėve
Aktorja Demi Moore, e cila pas shkurorëzimit të saj nga Ashton Kutcher ka probleme serioze me shëndetin, ka refuzuar këshillat e mjekut duke refuzuar të pranonte t’i bashkohej një programi për trajtimin e anoreksisë.

Për shkak të pirjes së pilulave, alkoolit dhe anoreksisë aktorja 49-vjeçare javën e kaluar kaloi disa ditë në spital, por vazhdon të refuzojë këshillat mjekësore dhe nuk dëshiron të shkojnë për trajtim.

Fëmijët e saj, Ramer (23), Scout (20) dhe Tallulah (16) janë të zemëruar me qëndrimin neglizhues të Demit ndaj shëndetit dhe po injoron këshillat qëllimmira. Ata kanë frikë për shëndetin e saj fizik dhe mendor.

“Demi ka nevojë për ndihmë, por ajo refuzon të shkojë në trajtimin e varësisë dhe t’i bashkohet programit për trajtimin e anoreksisë. Vajzat e saj janë duke u përpjekur që ta bindin të ndryshojë mendjen e saj, sidomos Ramer, e cila e ka gjetur pa ndjenja në dyshemenë e banjës”, tha një mik i ngushtë i aktores së famshme.

Sipas medieve amerikane, aktroja ka humbur ndjenjat jo vetëm shkaku i anoreksisë, por edhe stresit që ka pasur ditët e fundit, përkatësisht pas ndarjes me të dashurin e saj, aktorin Kutcher, i cili e kishte tradhtuar atë gjatë festimit të përvjetorit të martesës.

Publikuar: 06.02.2012 | 21:40
Lexuar: 223 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime