Do të protestojmë para institucioneve të ndryshme, tha Miftari. Ai ka bërë apel që çyshtja të zgjidhet sa më shpejt. Ju themi të gjithëve që mos të flasin nën tavolina për këtë çështje, por ti vënë gjërat në pah.
Prindërit e nxënësve shqiptarë të citët nuk arritën ende të regjistrohen ne shkollën e mesme të mjekësisë Pançe Kragjozov, kanë mbajtur protesta para Ministrisë të Arsimit duke shfaqur pakënaqësitë e tyre. Nga pakënaqësitë dhe padrejtësitë tona ne jemi të detyruar të protestojmë. Duhet që të na i plotësojnë kushtet dhe të hapen paralele për nxënësit shqiptarë të cilët ende nuk kanë arritur te regjistrohen, tha Enver Miftari, kryetar i Këshillit të prindërve. Ai ka paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen me kaq. Ne do të vazhdojmë me protestat, nesër, pasnesër sado që të jetë e nevojshme për tu arritur qëllimet tona.
Do të protestojmë para institucioneve të ndryshme, tha Miftari. Ai ka bërë apel që çyshtja të zgjidhet sa më shpejt. Ju themi të gjithëve që mos të flasin nën tavolina për këtë çështje, por ti vënë gjërat në pah. Gjërat që janë thënë nga ministri i arsimit, Nikolla Todorov janë të turpshme, nuk kanë të drejtë ligjore dhe kushtetuese. Arsimi i mesëm tani më është i obliguar dhe çdo fëmijë mund të ndjek mësimin aty ku dëshiron, tha për Lajm, kryetari i Këshillit të prindërve. Ai ka pyetur qeveritarët se si është e mundur që vitin e kaluar të kishte tetë paralele në gjuhën shqipe, ndërsa tani të jenë vetëm pesë.
Të revoltuar prindërit që bashkë me fëmijët e tyre pushtuan rrugën e Shkupit, kanë thënë se arsye e vetme e zvogëlimit të paraleleve shqipe në shkollën e mjekësisë është që nxënësit shqiptarë të pakësohen sa më shumë. Ëndrra ime është të regjistrohem në këtë shkollë. Për këtë kam ëndërruar tetë vite. Kam mësuar, i kam marrë të gjithë notat e shkëlqyera, i kam plotësuar të gjitha kushtet, pse tani mos të mund të regjistrohem aty ku unë dua? Kjo që na bëhet neve është shkelje e të drejtave themelore të njeriut, tha Osman Zendeli, nxënës që ka aplikuar në këtë shkollë.
Ndryshe në konkursin e parë të shpallur për regjistrim në Pançe Karagjozov kanë aplikuar 270 nxënës, të cilët i plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë pjesë e kësaj shkolle. Nga MASH-i, kërkojnë që të bëhet test kualifikues, i cili do ti eliminonte shumicën e tyre, pasi nuk ka vende të mjaftueshme për të gjithë aplikantët. Protestat e prindërve është paralajmëruar të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim./Natyra Grubi/