E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo rikthehet të na joshë sërish si modele. Ashtu e bukur dhe perfekte. Sekreti? Asnjë frikë nga koha. Sepse ajo që ka rëndësi për të, nuk është vetëm ajo që shihet.
Naomi Campbell: Bukuria buron nga shpirti







41 vjeçe dhe me një bukuri mahnitëse, mjellma e zezë rimerr edhe njëherë vendin e saj si ikonë e stilit: ajo që ka qenë avangardë absolute e botës “black”.

Mes bamirësisë, çmendurisë universale, intervistave të famshme dhe një martesë e shtyrë (me sipërmarrësin Vladislav Doronin), Naomi nuk ka munguar asnjëherë në botën e modës, që për të është gjithçka. Ajo tregon se veshjet që vesh i zgjedh të gjitha vetë një për një.

“I zgjedh me shumë kujdes, prandaj më pëlqejnë të gjitha. Një për një”. Të gjithë e dinë që ajo është një mbretëreshë bukurie. Për sa i përket sekretit të gjithë do të habiteni kur ta kuptoni sa e thjeshtë është. “Është shumë e thjeshtë.

Një pastrim i mirë i fytyrës, në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe një dietë e shëndetshme dhe e moderuar. Kam ndalur së piri pije alkoolike dhe kam eliminuar edhe cigaret. E pranoj se tani jam më mirë”. Moda, tregon Naomi, është shumë e rëndësishme edhe në jetën private, larg syrit të fotografëve.

“Absolutisht po. Edhe pse kur nuk punoj, më pëlqen të vishem në mënyrë komode. Por unë e adhuroj modën, ka qenë shumë e rëndësishme në jetën time. Fakti që kam njohur shumë stilistë, dhe kam prekur me dorë kreativitetin, ka lënë gjurmë tek unë. Pastaj të shkosh të bësh shopping, thjesht e adhuroj”.

“Pantera e zezë” konsiderohet ende një perlë, një krijesë shumë e rrallë, dhe të gjithë ata që kanë punuar me të thonë thjesht e jashtëzakonshme. “Por, mbi të gjitha, mendoj se jam një person i ndershëm dhe i pavarur, një person i aftë të mbrohet vetë”.
Naomi Campbell

Por pavarësisht jetës së gjatë të kaluar mbi pasarelë, Naomi e pranon se asnjëherë nuk e ka humbur toruan dhe ka qëndruar me këmbë në tokë.

“Kam një karakter të fortë, por shpesh jam edhe shumë e brishtë. Gjithsesi mendoj se të gjithë kemi momente pasigurie. Madje për të qenë e sinqertë, unë nuk jam kurrë e sigurt në vetvete 100 për qind”. Top modelja më e famshme në botë, tregon se beson shumë në Zot, e ndoshta kjo ka qenë mënyra më e mirë për të ecur përpara pa pasur frikë.

“Kam lexuar shumë për fenë dhe besimin në Zot. Kjo ndoshta më ka bërë njeri më të mirë dhe më ka ndryshuar shumë”.

Ndër personat e tjerë që i kanë ndryshuar jetën ka qenë edhe Nelson Mandela, që për të ka zëvendësuar figurën e të atit që ajo nuk e ka njohur kurrë. “Në vitin 1992 shkova në Afrikë për punë dhe mbeta e shokuar nga ajo që pashë. Varfëria, kushtet e jetesës, gjithçka të bënte të mendoje se nevojë kanë të tjerët për ndihmën tonë.

Më propozuan të takoja Nelson Mandelën dhe kështu u nisa për në Johanesburg. U ndjeva e frikësuar që do të takoja një njeri si Mandela. Nuk mund ta besoja. Që nga ai moment e kam takuar shumë herë dhe është gjithmonë një nder për mua. Kur gjërat nuk ecin mirë dhe jeta nuk është fushë me lule, mendoj gjithmonë për shembullin e tij”.
Naomi Campbell

Ajo tani ka zgjedhur të ndihmojë të tjerë, duke mbështetur projekte bamirësie. “Nisa projektin në ‘Fashion for Relief’ në 2005-n, të nesërmen e uraganit Katrina. Isha atje në New Orleans për një shërbim fotografik për britaniken ‘Elle’.

Kur erdhi uragani, televizioni nisi të transmetojë vazhdimisht imazhe njerëzish nëpër rrugë që nuk dinin ku të shkonin. Isha e tronditur.

U bëmë bashkë një grup në botën e modës, mblodhëm para dhe ndihmuam të pastrehët”. Përveç botës së modës që ajo e njeh, Naomi ka qenë edhe gazetare, që ka takuar Fidel Castro-n, Hugo Chavez, Cristina Fernández de Kirchner.

“Kam bërë shumë intervista dhe kjo ka qenë një eksperiencë e madhe. Kam kaluar shumë kohë me Hugo Chavez, që më ka treguar me detaje vendin dhe punët e bëra në spital. Një kujtim të bukur ruaj edhe nga Luis Inácio Lula da Silva: kur ndoqa një program në mbështetje të fëmijëve të lagjeve të varfra braziliane, ishte ai President”.

Tani ajo kalon shumë kohë në Moskë, në qytetin e të dashurit të saj, Vladislav Doronin. “Punoj shumë, ndaj spostohem vazhdimisht. Por tani baza ime është Moska. Është një qytet që e dua, sepse aty ndihem shumë e privilegjuar”.

Ndër vitet ‘80-‘90 Naomi tregon si një kujtim që nuk e harron kurrë edhe miqësinë me Gianni Versace-n, stilistin e madh që u gjend i vrarë në shtëpinë e tij. “Gianni ishte një person gjenial, kujton ajo. Gjithmonë më ka pëlqyer ta shihja si punonte.

Pastaj na përfshinte gjithmonë në atë që bënte: kishte zakonin që pyeste të gjitha modelet se çfarë donin të vishnin. Gianni më ka frymëzuar shumë, por para së gjithash ka qenë një mik dhe një aleat i madh”. Në fund, ajo nuk pranon të shtojë se bukuria buron nga brenda nesh. Është thjesht çështje shpirtërore.

Publikuar: 07.02.2012 | 00:48
Lexuar: 283 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime