E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përderisa PE-ja në tërësi e miraton programin, e njëjta është planifikuar të zgjasë deri në fund të vitit 2013, me buxhet vjetor prej 500 milionë euro.
PE-ja aktivizon sėrish  programin











Pas dy viteve pushim, sërish u aktivizua programi "Ushqim për të varfërit", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Nga programi, i cili dje është mbështetur nga ana e Komitetit për bujqësi të Parlamentit Evropian, varen 18 milionë qytetarë nga shtresat e të varfërve në Evropë.

Përderisa PE-ja në tërësi e miraton programin, e njëjta është planifikuar të zgjasë deri në fund të vitit 2013, me buxhet vjetor prej 500 milionë euro.

Komiteti për bujqësi në tërësi e mbështet tekstin e propozuar nga Këshilli me qëllim që të shmanget shtyrja e mëtutjeshme e ndihmës së atyre të cilëve u është e nevojshme.

"Me kompromisin e arritur do të shpejtohet procesi për zgjidhjen e situatës së vështirë të shtresave më të goditura, dhe të merret në kohë për negociata të mëtutjeshme se si të zbatohet programi pas vitit 2014", theksoi raportuesi për Poloninë dhe shef i Komitetit për bujqësi Ceslav Siekierski.

Njeriu i parë i Komitetit Paolo de Kastro theksoi se "në periudhën e krizës globale, kur shumë qytetarë nuk mund as të ushqehen, ky është lajm i mirë".

Përderisa Parlamenti Evropian në tërësi e pranon rekomandimin e Komitetit, skema në mënyrë retroaktive do të zbatohet prej 1 janarit të vitit 2012 deri në fund të vitit 2013 me buxhet prej 500 milionë euro në vit.

Votimi është caktuar në seancën plenare më 15 shkurt në Strasburg.

Publikuar: 07.02.2012 | 15:26
Lexuar: 282 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime