Kryeministri e theksoi angazhimin e Qeverisë për investim në sport dhe aktivitetet që realizohen në drejtim të përparimit të kushteve për funksionimin e sportistëve dhe punëtorëve në sport, duke potencuar se përkrahja e Qeverisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kryeministri Nikolla Gruevski sot ka pasur takim me anëtarët e reprezentacionit të Karate federatës tradiocionale të Maqedonisë.
Gruevski, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ua uroi karatistëve rezultatet e arritura në Kampionatin e fundit evropian në karaten tradicionale, i cili u mbajt në Jerusalem dhe u dëshiroi sukses në periudhën e ardhshme që të vazhdojnë me realizimin e sukseseve të reja sportive dhe arritjeve dhe me dinjitet ta përfaqësojnë Republikën er Maqedonisë.
Kryeministri e theksoi angazhimin e Qeverisë për investim në sport dhe aktivitetet që realizohen në drejtim të përparimit të kushteve për funksionimin e sportistëve dhe punëtorëve në sport, duke potencuar se përkrahja e Qeverisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Anëtarët e karate federatës theksuan se sallat sportive të cilat po ndërtohen janë me rëndësi të madhe për përmirësimin e kushteve për stërvitje, si parakusht për ngritjen e formës sportive dhe arritjen e rezultateve sp