Edhe në ndeshjen e dytë në Antali sulmuesit kuqezi nuk arritën të shënojnë gol. Në ekipin e Mariborit në këtë ndeshje nuk luajti tetovari Agim Ibraimi. Të enjten takohen Shkëndija-Diosgjer.
Në kuadër të përgatitjeve të fazës së dytë përgatitorë në Antali të Turqisë kampioni i Maqedonisë Shkëndija e Tetovës të martën ka zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese dhe atë kundër kampionit të Sllovenisë NK Maribor pjesë e së cilës ekip është edhe tetovari Agim Ibarimi.
Derisa trajneri i ekipi kuqezi Nexhat Shabani gjatë 90 minutave në formacion ka inkuadruar 20 lojtar, nga ana tjetër Darko Milaniq i NK Maribor në formacionin e vetë nuk ka inkuadruar futbollistë të formacionit të parë por në terren ka dal me një formacion të kombinuar bile edhe pa Agim Ibraimin i cili më parë ka qen pjesë e Shkëndijës, nga shkaku se sllovenët ditë më parë kanë pasur një ndeshje të rëndë me skuadrën rumune Vaslui, ku Ibraimi ka luajtur plot 68 minuta
Rastin më të mirë për të shënuar në këtë ndeshje e ka pasur Izair Emini në minutën e 10-të kur në vend të rrjetës ka goditur shtyllën, ndërsa nga ana tjetër futbollistët e skuadrës sllovene kanë pasur disa raste por portierët kuqezi Jovanovski dhe Velii nuk kanë lejuar që të mposhten. Për s skuadrën e Shkëndijës ishte kjo ndeshja e dytë kontrollues pas asaj me Crnomorec të Odesës së Ukrainës e cila gjithashtu ka përfunduar pa gola 0-0, ndërsa në ndeshjen e tretë të enjten do të përballet me ekipin hungarez Diosgjer
Ekipet kanë luajtur me këto formacione :
NK MARIBOR: Radan ( 46 Pridigar), Mejaç, Potokar (46 Rajçeviç), Vidoviç, Viler, Milec, Lesjak, Filipoviç, Çrnic, Beriç (68 Ploj), Velikonja (68 Jeliç). Trajneri Darko Milaniç.
SHKENDIA: Marko Jovanovski, Elmazovski, Berisha, Mishkovski, Demiri, Cuculi, Taipi, Peev, Alomeroviq, Emini, Sali. Igrali lujatën edhe Velii, Nikitoviq, Miki Jovanovski, Tamboura, Selmani, Rexhepi, Jusufi, Karmani, Xhemaili. Trajneri: Nexhat Shabani. Sh.S.