E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Madonna do të nisë turneun e saj me koncertin në Tel- Aviv, përderisa do të udhëtojë në 26 skena të ndryshme evropiane, duke përfshirë Londrën, Milanin e Berlinin, përderisa mandej do të niset për në Amerikën Veriore, ku po ashtu do të mbajë koncerte.
Madonna koncert  nė  Zagreb
Madonna do të mbajë koncert në Zagreb, ka qenë lajmi që ka pushtuar mediat kroate të martën. Ardhja e saj tashmë është konfirmuar. Ajo do të mbajë koncert në kryeqytetin kroat në kuadër të turneut botëror me të cilin promovon albumin se saj të ri, “MDNA“.

Sipas datave të koncerteve në ueb-faqen e saj zyrtare, Madonna do të duhej të mbante koncert në stadiumin Maksimir në Zagreb më 11 qershor. Me këtë janë vërtetuar thashethemet e shumta të muajve të fundit në lidhje me koncertin e saj në Kroaci.

Madonna do të nisë turneun e saj me koncertin në Tel- Aviv, përderisa do të udhëtojë në 26 skena të ndryshme evropiane, duke përfshirë Londrën, Milanin e Berlinin, përderisa mandej do të niset për në Amerikën Veriore, ku po ashtu do të mbajë koncerte.

Prej aty do të niset për në Amerikën Jugore përderisa udhëtimi i saj do të përfundojë në fillim të vitit 2013, në Australi. Gjatë krejt turneut ajo do të mbajë 90 koncerte, që është rekordi i saj personal për numrin e koncerteve në një turne. Flitet që ky do të jetë turneu më fitimprurës në karrierën e saj. Në turnetë e fundit të saj në vitin 2008 - gjatë të cilit u ndal edhe në Budvë të Malit të Zi - ajo fitoi 408 milionë dollarë.

Publikuar: 08.02.2012 | 11:39
Lexuar: 216 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime