Supermodelja Heidi Klum dhe këngëtari Seal kanë njoftuar kohët e fundit se po shkurorëzohen, por as njëri as tjetri nuk kanë hequr unazat dhe ende jetojnë bashkë. Kështu kanë filluar thashethemet se ata mund të pajtohen, por një burim i afërt me çiftin tha se ata do të ndahen përfundimisht.
"Nuk e kanë ndërmend të pajtohen", tha burimi për "US Weekly".
Edhe pse po shkurorëzohen, ata të dy ende jetojnë në të njëjtën shtëpi, ka konfirmuar një mik i çiftit të famshëm për "Hollywoodlife".
"Ende jetojnë në të njëjtën shtëpi së bashku. Ende nuk i kanë paraqitur dokumentet për shkurorëzim. Askush ende asgjë nuk ka paraqitur," tha burimi.
Këngëtari Seal është shfaqur në disa emisione në të cilat shpjegoi se si ai akoma e do Heidin, por kanë probleme të pazgjidhshme, ndërsa media spekuluan se modelja gjermane nuk mundi të duronte më daljet e tij gjatë natës.