Edhe pse Al Pacino është në një moshë për të qenë më shumë gjysh se sa baba (71 vjeç), 32-vjeçarja argjentinase mendon se do të ishte gjë shumë e mirë të shtonte familjen.
Lucila Polak, partnerja aktuale e Al Pacino-s, nuk e përjashton mundësinë e të pasurit një fëmijë nga aktori në një intervistë për revistën Hello!
Edhe pse Al Pacino është në një moshë për të qenë më shumë gjysh se sa baba (71 vjeç), 32-vjeçarja argjentinase mendon se do të ishte gjë shumë e mirë të shtonte familjen.
Do të më pëlqente shumë të isha sërish nënë, thekson Polak, e cila ka një vajzë 14-vjeçare nga një marrëdhënie e mëparshme.
Por, edhe ajo ka dyshimet e veta: Të fillosh edhe një herë nga e para, të humbasësh lirinë tënde
këto mendime më bëjnë të tërhiqem nga ideja.
Al Pacino nga ana e tij ka tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme dhe Polak nuk mendon se do ishte praktike martesa mes tyre.
Marrëdhënia jonë është shumë mirë kështu siç është. E mbështesim shumë njëri-tjetrin dhe ndihemi mirë. Të dy kemi fëmijë dhe nuk duhet ti ndërlikojmë gjërat, shton Polak.