E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në gjendje të vështirë kalimi mbeten edhe banorët e fshatrave Sellcë, Vicë e Llacë. Rruga që lidh këto fshatra, është edhe më vështirë e kalueshme se krahu tjetër I fshatrave apo ai nga Kodra e Diellit.
Edhe mė tej tė bllokuara fshatrat e Malėsisė sė Sharrit!








Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për të mbërritur në fshatrat Shipkovicë, Brodec, Veshallë e Bozovcë.

Ekipi i Televizionit Alsat sot tentoi të vizitojë këto fshatra, mirëpo me veturë të zakonshme mundej të shkohet deri në fshatin Shipkovicë, ndërsa për në fshatrat e lartpërmendura, nevojitej xhip. Banorët shprehen të revoltuar sepse ndjehen disi të lënë pas dore.

“Ka vështirësi në kalimin e rrugëve, banorët vërtetë janë të tensionuar, rrugët nuk janë edhe aq të pastruara siç e shihni edhe vetë, banorët përballen me vështirësi të madhe. Këtu kalojnë edhe tri fshatra tjerë siç janë Brodeci Veshalla e Bozovca, ata kushtet I kanë edhe më të vështira se vendet janë kodrinoro malore edhe më të larta”, tha Fikret Memedi, imam I f. Shipkovicë.

“Me rrugët ku ka më keq, afër 5000 banorë jemi këtu të mbyllur krejt, rruga është pa çelë, një herë në javë kalon makina për pastrim, jemi me sëmundje, me fëmijë, me pleq, mundohen disa të punojnë si taksistë me vetura I prishin nuk munden të dalin kjo është gjendja”, u shpreh një banor I Shipkovicës.

Në gjendje të vështirë kalimi mbeten edhe banorët e fshatrave Sellcë, Vicë e Llacë. Rruga që lidh këto fshatra, është edhe më vështirë e kalueshme se krahu tjetër I fshatrave apo ai nga Kodra e Diellit.

“Ky është fillimi i rrugës për në fshatrat Sellcë, Vicë e Llacë, ku gravitojnë afër 14000 banorë dhe të cilët janë në gjendje tejet të vështirë për të kaluar këtë rrugë, e cila është në këtë gjendje siç mundë edhe ta shihni”.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Vicë, fshat ky me mbi 1000 banorë, thotë se rruga për në këtë fshat është në gjendje të keqe.
“Rruga jonë është e kalueshme por jo me makina të vogla vetëm me xhipa, ndryshe nuk kalohet, duhet të vijnë ta pastrojnë, por nuk kanë ardhur. I kam lajmëruar disa herë thonë do vijmë por nuk kanë ardhur. Pse? Ata e dinë, ata e kanë përgjegjësinë”, tha Nuriman Jashari, Kryetar i Bashkësisë Lokale,Vicë.

Makinat për pastrim, dukej që ishin në terren dhe mundoheshin të pastronin rrugët, por reshjet e vazhdueshme të borës vështirësojnë pastrimin, i cili për vetëm një apo dy orë e rikthen borën që hiqet nga rrugët. Bashkim Sulejmani, Alsat-M

Publikuar: 08.02.2012 | 15:52
Lexuar: 251 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime