38 të punësuarit shqiptarë, kërkojnë që statusi i tyre të zgjidhet njësojë si statusi i 1,160 të punësuarve të tjere në doganat e Maqedonisë.
Besim Abdullai
Reth 40 të punësuar në Drejtorinë e Doganave, të cilët gati 1 vit janë transferuar nga Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit në këtë institucion, kërkojnë ndërrimin e statusit nga administratorë shteterorë në nëpunës teë doganave.
Ata janë ankuar përmes një letre drejtuar institucioneve vendore dhe ndërkombëtare duke kërkuar zgjidhjen e kësaj çështjeje. Pakënaqësite e tyre sot ata i shpalosën edhe në takimin me zv.drejtorin e Doganave, Driton Fejza, prej të cilit morën garanci se kjo çështje do të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër.
38 të punësuarit shqiptarë, kërkojnë që statusi i tyre të zgjidhet njësojë si statusi i 1,160 të punësuarve të tjere në doganat e Maqedonisë.
Grupi ynë prej 38 administratorësh të punësuar në Drejtorinë e Doganave përmes Sekretariatit për implementimin e MO-së, jemi të pakënaqur me statusin e administratorit shtetëror dhe presim që të avancohemi me statusin e duhur të doganierit. Të gjithë 1160 të punësuarit e tjerë janë të punësuar si doganierë, vetëm ne jemi me statusin administratorë shtetëror dhe duam të kalojme në statusin e doganierit, - tha Agron Ziberi, një prej administratorëve.
Zëvendësdrejtori i Doganave, Driton Fejza, për TVM 2 sqaron se tashmë ka marrë iniciativë për zgjidhjen e Statusit të punëtorëve shqiptarë në drejtorinë e doganave, dhe se për këtë ka pëlqim edhe nga drejtori, Vanço Kargov, nga ministria e Financave por edhe nga Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Ka pakënaqësi te adminstratorët që janë sjellë prej Sekratarijatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, në Drejtorinë e Doganave. Unë kam marrë përsipër që t ua zgjedhë statusin, sepse si nënpunës shtetërorë, ata nuk mund të punojnë në Doganat e Maqedonisë. Dogana e Maqedonisë punon sipas ligjit me një rregullore interne e cila qartëson se ata nuk mund të punojnë si nëpunës shtetërorë dhe unë kam marrë përsipër, bashkë me drejtorin gjeneral të Doganave, që të bëjmë ndryshimin e ligjit për ta transferuar këtë grup të punësuarish prej nënpunës shtetëror në nëpunës të doganave dhe kam pëlqim prej drejtorit gjeneral që këtë punë ta kryejmë sa ma shpëjt, - thotë Driton Fejza, zv.drejtori i doganave.
Sipas tij, propozimi për ndryshimin e Ligjit për dogana, është gati dhe pret vetëm të kalojë filtrat qeveritare. Ky ligj parasheh që të punësuarit me statusin e administratorëve shtetërorë në këtë institucion, automatikisht të zëvendësohen me statusin nëpunës në doganë, me çka edhe kjo çeshtje do të marrë shumë shpejt epilog pozitiv.