Ministri Nevzat Bejta e falënderoj shtetin zviceran për mbështetjen financiare që i jep Maqedonisë në këtë moment. Ai tha se me anë të programit Forumi në bashkësi që financohet nga qeveria e Zvicrës, janë ndihmuar shumë komunat në Maqedoni.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta u takua me ambasadorin e Zvicrës në vendin tonë Stefano Lazarato. Në takim u bisedua për procesin e decentralizimit në Maqedoni dhe mbështetjen që shteti i Zvicrës i jep këtij procesi.
Ministri Nevzat Bejta e falënderoj shtetin zviceran për mbështetjen financiare që i jep Maqedonisë në këtë moment. Ai tha se me anë të programit Forumi në bashkësi që financohet nga qeveria e Zvicrës, janë ndihmuar shumë komunat në Maqedoni.
Programi Forume në bashkësi në të ardhmen të realizohet në bashkëpunim midis Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe BNJVL-së. Qëllimi nuk është që MVL-ja ti menaxhoje parat, por të ketë koordinim midis MVL-së dhe BNJVL-së dhe me këtë do të dihet pesha e këtij projekti, tha ministri Bejta.
Ai gjithashtu u shpreh se si ministër është duke përpjekur maksimalisht që sa më shumë të decentralizohet pushteti.
Përpiqem që qeverisja aktuale ta decentralizoj sa më shumë pushtetin, sepse decentralizimi i çon proceset përpara, u shpreh ministri i vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta.
Ambasadori i Zvicrës Stefano Lazarato e vlerësoi decentralizimin si shumë të rëndësishëm dhe sipas tij vendi i tij është shteti më i decentralizuar në botë.
Zvicra është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Maqedonisë. Decentralizimi është shumë i rëndësishëm për ne sepse është shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit. Zvicra është shteti më i decentralizuar në botë dhe më më shumë kompetenca për komunat, tha Lazarato.
Lazarato tha se me Programin Forume në Bashkësi u jepen më shumë mundësi qytetarëve në vendimmarrje.
Ministri Bejta shprehu gatishmërinë që në të ardhmen ta vizitoj Zvicrën dhe nga kjo vizitë të sheh në praktikë se si është zhvilluar atje decentralizimi me qëllim që atë përvojë ta mbartë edhe në vendin tonë.