E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjesti ka çelur një polemikë në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, ku janë përfshirë gazetarë, këngëtarë e madje edhe historianë…të gjithë duke u munduar të argumentojnë se ku qendron “ofendimi” kur tregohet gishti i mesit.
Kur u bė ofendues “gishti i mesit”?








Këngëtarja britanike M.I.A ishte e ftuar në finalen e Superbowl-it. Gjatë këndimit ajo u tregoi gishtin e mesit fansave të shumtë që ndodheshin në stadiumin e mbushur plot e përplot.

Gjesti detyroi organizatorët t’u kërkojnë ndjesë të gjithë spektatorëve të pranishëm në stadium dhe atyre që e panë nga ekran.

Por përvec kësaj, gjesti ka çelur një polemikë në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, ku janë përfshirë gazetarë, këngëtarë e madje edhe historianë…të gjithë duke u munduar të argumentojnë se ku qendron “ofendimi” kur tregohet gishti i mesit.

Sipas antropologut Desdemond Morris, “gishti i mesit” është një ofendim mijëra-vjecar, që nuk ka lindur as në Nju Jork, as në Londër, por në Athinën e Lashtë.

Morris thotë se “babai i gjestit ofendues” është filozofi i lashtë grek, Diogjeni i cili kur u pyet nga një grup vizitorësh se cfarë mendimi kishte për oratorin Demosteni, u tregoi gishtin e mesit të pranishmëve dhe u tha: Ja cfarë mendoj për të!

“Është njëri prej ofendimeve më të vjetra që i ka mbijetuar kohës”, thotë antropologu Morris.

Publikuar: 08.02.2012 | 17:55
Lexuar: 325 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime