E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin rajonal. Kryeministri Berisha mbështeti plotësisht qëndrimet e qeverisë së Kosovës në negociatat e Brukselit, si një proces shumë i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjithë rajonin.
Berisha-Tahiri: Respektimi i kufijve, interes i tė gjitha vendeve tė rajonit


Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha zhvilloi dje në mbrëmje, një takim me zëvendëskryeministren e Kosovës dhe negociatoren në Bruksel, Edita Tahiri.

Siç njofton ATSH-ja, në këtë takim, Tahiri informoi kryeministrin Berisha për të gjithë ecurinë e bisedimeve me palën serbe dhe me njësinë e Brukselit, si dhe zhvillimet pas vendimit të heqjes së mbikëqyrjes ndërkombëtare mbi pavarësinë e Kosovës.

Në takim u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin rajonal. Kryeministri Berisha mbështeti plotësisht qëndrimet e qeverisë së Kosovës në negociatat e Brukselit, si një proces shumë i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjithë rajonin.

Në takim të dy bashkëbiseduesit u shprehën se problemet në veriun e Kosovës janë probleme të krijuara dhe të manipuluara nga Beogradi.
Respektimi i marrëveshjeve nga Serbia dhe heqja e strukturave paralele nga veriu i Kosovës është një kusht përcaktues për ecurinë normale të procesit të Brukselit.

Të dy ndanë të njëjtin mendim se strukturat paralele në veri të Kosovës dhe mosrespektimi i marrëveshjeve nga pala serbe përbëjnë një nga problemet më serioze midis Kosovës e Serbisë, sikundër theksuan se Shqipëria dhe Kosova besojnë se respektimi kufijve aktualë të jugut të Ballkanit është interesi më i mirë i të gjitha vendeve dhe kombeve të rajonit.

Çdo skemë që do të konsideronte ndryshim kufijsh në një zonë do mund të sillte mbas vetes një zinxhir të tërë ndryshimesh në zona të tjera të kufijve, çka bie ndesh plotësisht me aspiratën europiane të vendeve dhe kombeve të Ballkanit.

Publikuar: 08.02.2012 | 18:01
Lexuar: 149 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime