E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sot, trupi koordinues mbajti mbledhjen e parë dhe sipas informacioneve të cilat i ofroi Qendra për menaxhim me kriza, kryetarët e komunave të caktuara, sollën përfundime konkrete për të ndërmarë masa në mënyrë më adekuate në vendbanime të caktuara.
Qeveria formon Trup koordinues pėr tė ndėrmarrė masa konkrete nė vendbanimet e bllokuara
Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë solli vendim për formimin e trupit koordinues nga përfaqësues të institucioneve më kompetentë (Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Ekologjisë dhe Planifikimit Hapsinor, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Shëndetësisë, Qendra për Menaxhim me Kriza, NP Rrugët e Maqedonisë, Byroja për ilaçe, Byroja për mallërat rezervë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim etj., si dhe një pjesë e kryetarëve të komunave ku ka rrezik më të madh për banorët nga rreshjet e dëborës), me qëllim për të ndërmarë masa konkrete në vendbanimet e bllokuara.

Sot, trupi koordinues mbajti mbledhjen e parë dhe sipas informacioneve të cilat i ofroi Qendra për menaxhim me kriza, kryetarët e komunave të caktuara, sollën përfundime konkrete për të ndërmarë masa në mënyrë më adekuate në vendbanime të caktuara.
Qeveria formon Trup koordinues për të ndërmarrë masa konkrete në vendbanimet e bllokuara

Veçanërisht, ishte vendosur se sot dhe nesër të intervenohet në disa vende ku venbanimi ka mungesë për nevojë primare për jetesë: ushqim për banorët, ushqim për bagëti, ilaçe të nevojshme dhe paisje higienike.

Sot me ndihmën e njësive të ARM-së, me helikopter planifikohet të intervenohet, gjegjësisht të bëhet dërgimi i paisjeve të lartëpërmendura në komunat Sopishtë (në fshatin Patishka Rekë dhe Dërzhillovë) dhe Studeniçan (në fshatrat Cërni Vërv dhe Ellovë), përderisa lejojnë kushtet klimatike edhe në komunën e Çuçer Sandevës (fshati Malinë).

Gjatë ditës së nesërme, do të organizohen intervenime në venbanimet tjera ku ka nevojë për atë (fillimisht ishte lajmëruar në rajonin e Likovës dhe rajonin e Mariovës)

Ky trup koordinues do të mbajë mbledhje çdo ditë derisa ka rreshje intenzive dhe do marrin vendime për të ndërmarë masa më konkrete dhe aktivitete në të gjitha vendet ku do të jetë e nevojshme.

Publikuar: 08.02.2012 | 18:23
Lexuar: 140 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime