E enjte, 24.07.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendëskryeministri Ademi, ka deklaruar se, ndoshta Kongresi i Dibrës është i pari ku mund të thuhet se u arrit zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Perandorinë Osmane. Gjë që ndoshta la gjurmë të thella te dibranët që ata edhe më tej, edhe pas ndërrimit të shumë perandorive dhe sunduesve, të mbeten të parët që do qëndrojnë në pararojën e gjuhës amtare dhe në forcimin e rrjetit arsimor shqiptarë.
Ademi: Kongresi i Dibrės ngjarje me rėndėsi pėr shqiptarėt








Shënohet 100- Vjetori i Kongresit të Dibrës



Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, mbrëmë ka marrë pjesë në Akademinë solemne të mbajtur me rastin e 100 - Vjetorit të Kongresit të Dibrës (1909-2009), thuhet në kumtesën nga qendra për informim e zëvendëskryeministrit.

"Që nga Kongresi i Dibrës e deri më sot kanë kaluar plot 100 vite. Pra ka kaluar një shekull i tërë dhe as Dibra as dibranët nuk janë më ata të viteve kur u mbajt ky Kongres. Ajo që Dibrën e sotme e bënë të ngjashme me atë të vitit të Kongresit është se ajo mbeti vatra e arsimimit shqiptarë, se ky qytet i dha mësuesit e parë të cilët qysh në vitet pas luftës së Dytë Botërore u shpërndan nëpër trevat e Maqedonisë ku jetonin shqiptarët që të arsimonin gjeneratat e reja të popullit të vet. Ajo që dibranët e sotëm i bënë të ngjashëm me ata të vitit kur u mbajt Kongresi i Dibrës është bindja e tyre se gjuha dhe kultura shqiptare duhet ruajtur me po të njëjtin përkushtim si edhe themelet e vatrave familjare, se ato janë shtyllat mbi të cilat qëndron boshti kurrizor i shqiptarisë", ka thënë Ademi në fjalimin e tij para të pranishmëve.

Zëvendëskryeministri Ademi, siç thuhet në kumtesë, ka deklaruar se, ndoshta Kongresi i Dibrës është i pari ku mund të thuhet se u arrit zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Perandorinë Osmane. Gjë që ndoshta la gjurmë të thella te dibranët që ata edhe më tej, edhe pas ndërrimit të shumë perandorive dhe sunduesve, të mbeten të parët që do qëndrojnë në pararojën e gjuhës amtare dhe në forcimin e rrjetit arsimor shqiptarë.

"Duhet të bëjmë çmos që Dibra e Kongresit dhe Dibra ku shqiptarët kanë fituar shumë beteja kolektive, të ringjallet, të ndërpritet migracioni dhe ky qytet të mbetet mburrja e shqiptarëve, të jetë ajo që ka qenë gjithmonë, prijësi në betejat kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë", theksuar Ademi.

Zëvendëskryeministri Ademi shtoi se "duke shënuar këtë datë të rëndësishme të së kaluarës sonë, ne duhet të pranojmë hapur se Dibrës ia kemi borxh ta bëjmë qytet ku dibranët do lindin e do plaken duke mos mbajtur kokën nga Amerika dhe shtet perëndimore. Ne pra ia kemi borxh Dibrës ta bëjmë qytet ku e kaluara e lavdishme do jetë themel mbi të cilën do qëndrojë e ardhmja e ndritshme e dibranëve të rinj. Sepse nëse lejojmë që Dibra edhe më tej të zbrazet e të mbetet qytet ku të rinjtë nuk shohin ardhmërinë e vet, neve do na mallkojnë atdhetarët e dikurshëm që bënë shumë që sot edhe ne këtu të flasim shqip e të shkollohemi në gjuhën amtare".

Ky eveniment u organizua nën patronatin e Komunës së Dibrës, ku morën pjesë punonjës shkencorë të historisë dhe mysafirë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora.

Publikuar: 24.07.2009 | 09:46
Lexuar: 2234 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime