E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“ 5 dite që s’kemi rrymë. S’kemi ndihmë prej askujt. Vijnë 1 orë 2, kinse e rregullojnë dhe ja 5 ditë kemi mbetë pa frigoriferë. Jemi me fëmijë të vegjël”.
Haraēina, 5 ditė pa energji elektrike








Me uljen e temperaturave, komuna e Haraçinës po ballafaqohet me probleme serioze të mungesës së rrymës elektrike, përderisa një pjesë e saj furnizohet me rrymë, pjesa tjetër përballet me mungesën e saj.

Banorët akuzojnë kompaninë austriake EVN se nuk po reagon në kohë për të mënjanuar difektet.

“Ja katër ditë jemi pa rrymë. Ngrimë. Përpiqemi të ngrohemi me dru. Le të marrin masa. Le te vijnë ta rregullojnë”.

“ 5 dite që s’kemi rrymë. S’kemi ndihmë prej askujt. Vijnë 1 orë 2, kinse e rregullojnë dhe ja 5 ditë kemi mbetë pa frigoriferë. Jemi me fëmijë të vegjël”.

“Ja 5 ditë jemi pa rrymë. Jemi me hidrofor. Ja një javë jemi pa rrymë. Kur duhet të paguhen faturat, këtu janë të EVN –së, ndërsa për difekte nuk janë këtu” - thonë të revoltuar banorët e Haraçinës.

Kryetari i Komunës së Haraçines, Basri Bajrami theksoi se autoritetet vendore po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për tejkalimin e situatës. Sipas tij kushtet klimatike në sezonin e dimrit edhe më shumë po vështirësojnë furnizimin e përgjithshëm me energji elektrike.

“Ne jemi në terren 24 orë, me ekipet e EVN-së. Këtu kanë qenë 4 ekipe të EVN-së. Ata mundohen të bëjnë punen e tyre. Mbrëmë kanë punuar deri në orën 23:00. Ne jemi në biseda për projekt të ri që është duke e realizuar EVN-ja dhe kur të përmirësohet koha do të bëhen shumë ndryshime. Do t’i përforcojnë disa trafostacione në komunën e Haraçinës”, thotë Bajrami.

Por duket se problemi me furnizimin me energji elektrike në këtë komunë është dukuri e shpeshtë gjatë dimrit, kjo për arsye se disa banorë lidhen në të zezë në kabllon qendrore të furnizimit duke shkaktuar probleme edhe për ata banorë të kësaj komune të cilët rregullisht paguajnë faturat e tyre. Por këtë para kamerave, askush nuk guxon ta thotë publikisht.

Publikuar: 08.02.2012 | 18:44
Lexuar: 254 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime