Në vendimin Dhënie shtesë pensioni të posaçëm shtetëror, mes personaliteteve të artit,kulturës dhe të historiografisë e shkencës shqiptare Vllasova Musta, Ermir Krantja, Zyliha Miloti, Vladimir Prifti, Gulielm Radoja, Zef Shoshi etj, spikaste emri i Vera Grabockës.
Regjisorja është e kujdesshme që dhe në intervistat e dhëna së fundmi nuk i përmend 61 vjetët e moshës së saj.
Sikur ta kishin pyetur me siguri që Vera Grabocka nuk do kishte dashur kurrë ta fusnin në listën e personaliteteve që trajtohen me pensione speciale nga qeveria shqiptare.
Jo vetëm sepse është në formë të shkëlqyer fizike dhe duket shumë larg asaj fjalës vrastare pension, por edhe për faktin se është ende mjaft aktive në punën e saj si regjisore spektaklesh të mëdha televizive, së fundmi në megaproduksionin e televizionit Klan X Factor, shkruan revista shqiptare Mapo.
Por mesa duket askush nuk e ka pyetur. Dhe hartuesit e Vendimit të Këshillit të Ministrave, miratuar në mbledhjen e të mërkurës, kanë menduar se nuk kishte si të mbetej jashtë listës prej 15 emrash të artistëve e shkrimtarëve dhe një emër si ky i Grabockës.
Në vendimin Dhënie shtesë pensioni të posaçëm shtetëror, mes personaliteteve të artit,kulturës dhe të historiografisë e shkencës shqiptare Vllasova Musta, Ermir Krantja, Zyliha Miloti, Vladimir Prifti, Gulielm Radoja, Zef Shoshi etj, spikaste emri i Vera Grabockës. Për arsyen e thjeshtë, sepse pamja e saj fizike nuk e tregon aspak moshatare me asnjë nga personalitetet e mësipërme.
Përkundrazi, shfaq një freski të admirueshme dhe forma fizike që me siguri duhet tia kenë zili edhe konkurrentët njëzetëvjeçarë të Faktorit X.
Prej tre vjetësh Vera Grabocka është bërë gjyshe. Vajza e saj Linda që jeton në Amerikë është nënë e dy djemve të vegjël, duke e bërë Grabockën gjyshe. Regjisorja nuk e ka fare kompleks këtë fakt, përkundrazi, është mjaft e lumtur që po shijon këtë rini të dytë me nipërit në krah.
Ndonëse është e kujdesshme që dhe në intervistat e dhëna së fundmi nuk i përmend 61 vitet. Dhe as atë fjalën pension, sepse është aktive si gjithmonë. Dhe me siguri nëse do e kishin pyetur, kurrsesi nuk do pranonte të nderohej nga qeveria me pensionin suplementar.