Barazimi me Manchesterin duket se e ka nervozuar pronarin e Chelsea-t, që edhe e ka shtyrë të zbresë në zhveshtore dhe të bisedojë me lojtarët dhe trajnerin. Mbetet enigmë se a ka thënë diçka Abramovich me këtë rast apo jo.
Roman Abramovich i ka befasuar lojtarët dhe trajnerin e Chelsea-t një ditë pas barazimit në derbin me Manchester Utd, duke u paraqitur në bazën stërvitore në Cobham.
Barazimi me Manchesterin duket se e ka nervozuar pronarin e Chelsea-t, që edhe e ka shtyrë të zbresë në zhveshtore dhe të bisedojë me lojtarët dhe trajnerin. Mbetet enigmë se a ka thënë diçka Abramovich me këtë rast apo jo.
Kjo ishte hera e dytë brenda dy ditëve që pronari i klubit nga Stamford Bridge zbret në zhveshtore. Ai këtë e ka bërë edhe një ditë para ndeshjes me Manchesterin, kur kishte biseduar gjatë me trajnerin Andre Villas-Boas.
Mediet angleze raportojnë se portugezi ka filluar të frikësohet për humbjen eventuale të punës.