Trajneri i Juves para disa viteve i kishte mbjellë flokët, që edhe e kishte tërhequr vëmendjen e medieve italiane. Conte duhet të kujdeset mirë. Stresi mund ti shkaktojë sërish humbjen e flokëve, e ky sezon do të jetë mjaft i vështirë për të, tha Gullit.
Ish-lojtari i AC Milan, Ruud Gullit, e ka porositur trajnerin e Juventusit, Antonio Conte të kujdeset të mos humbasë sërish flokët, pasi që kampionati i tensionuar mund ta sjellë deri aty.
Trajneri i Juves para disa viteve i kishte mbjellë flokët, që edhe e kishte tërhequr vëmendjen e medieve italiane. Conte duhet të kujdeset mirë. Stresi mund ti shkaktojë sërish humbjen e flokëve, e ky sezon do të jetë mjaft i vështirë për të, tha Gullit.
Conte dhe Gullit janë miq të mirë, edhe pse në terren gjithnjë kanë qenë rivalë. Juve kryeson në tabelë për momentin, me një pikë më shumë se Milan. Juve ka gjasa më të mëdha të bëhet kampion, por Milan ka një ekip të shkëlqyeshëm, tha Gullit.