E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Spektakli i fundit i Super Bowl (futbolli amerikan) në SHBA ka qenë një pikënisje për profesionistët përtej Atlantikut për disa studime shumë interesante që kanë të bëjnë me sportin në përgjithësi. Njëri nga këta studiues ka dëshiruar të kalkulojë sa njerëz e përcjellin futbollin amerikan dhe rezultati ka treguar se 64% të meshkujve është një pasionues, derisa te femrat 44%.
Tifozllėku ėshtė i shėndetshėm!






Spektakli i fundit i Super Bowl (futbolli amerikan) në SHBA ka qenë një pikënisje për profesionistët përtej Atlantikut për disa studime shumë interesante që kanë të bëjnë me sportin në përgjithësi. Njëri nga këta studiues ka dëshiruar të kalkulojë sa njerëz e përcjellin futbollin amerikan dhe rezultati ka treguar se 64% të meshkujve është një pasionues, derisa te femrat 44%.

RREGULLA QË NUK VLEJNË VETËM PËR NFL – Natyrisht NFL (Liga e futbollit amerikan) nuk është një cak ku Evropa mund të mësonte diçka më shumë, por jo gjithçka nga këto studime është për t’u hedhur poshtë. Shkencëtarët kanë analizuar fenomenin e të bërit tifozllëk në aspektet e tij gjenerale dhe rezultatet mund të jenë shumë lehtë të aplikueshme edhe nga popujt në Kontinentin e Vjetër. Kërkimet shkencore në fakt kanë treguar se të bësh tifo për çfarëdo skuadre bën mirë për shëndet. Arsyet janë të ndryshme dhe të gjitha të vlefshme.

NDJENJA E PJESËMARRJES – Të anosh për një skuadër (apo një sportist në veçanti) i bën mirë moralit, pavarësisht rezultateve, sepse krijon një ndjenjë të pjesëmarrjes. Të jesh një tifoz së bashku me tifozët tjerë të ngjyrave të njëjta “krijon një grup” dhe ndihmon që ta stabilizojë një lidhje të menjëhershme ndërmjet tifozëve të skuadrës së njëjtë.

Tifozllëku është i shëndetshëm!
RAPORTET SOCIALE PËRMIRËSOHEN - Të bësh tifozllëk për të njëjtën skuadër, ky është edhe një rast i mirë i grumbullimit, i të bërit bashkë: mund të qëndrojnë të gjithë së bashku për ta përcjellë një ndeshje futbolli apo basketbolli dhe në këtë mënyrë krijohet një komunitet i vogël i pasionuesve, në këtë rast sportiv.

POR EDHE ATO NDËRPERSONALE – Të kesh të njëjtin pasion me një tjetër njeri kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive. Lind në këtë mënyrë një lloj i lidhjes së përzemërsisë që të shtyn t’i besosh më shumë personit tjetër dhe eventualisht edhe të hapesh edhe në disa çështje personale.

PËRSHPEJTOHET METABOLIZMI – Kur e shikojnë një ndeshje futbolli apo basketbolli, zakonisht njeriu ndihet më në tension se në gjendje normale. Metabolizmi dhe adrenalina rriten dukshëm, sepse në mënyrë të pavetëdijshme bëjmë lëvizje që normalisht nuk do t’i bënim në situata tjera të jetës së përditshme: Kërcejmë, i ngrisim duart, bërtasim… Dhe në këtë mënyrë, edhe pse minimalisht harxhohen më shumë kalori.

EDHE IMITIMI ËSHTË I SHËNDETSHËM – Të përcjellësh të adhuruarit e tuaj sportivë mund të jetë një stimulim shtesë për t’i imituar: është një pikënisje që të merresh edhe vetë me sport apo të bësh palestër, për të qenë më në formë, një aspekt që nuk prish punë asnjëherë. Me pak fjalë të jesh tifoz sportiv nuk ka asgjë të keqe, madje ka shumë të mira, por ta përjetosh pasionin tënd në mënyrë korrekte mund të kesh edhe dobi në nivelin fizik dhe mental.

Publikuar: 08.02.2012 | 22:37
Lexuar: 370 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime