Ndër futbollistët që mund të largohen gjatë verës janë Christian Chivu, Wesley Sneijder, Diego Milito e Mauro Zarate. E padyshimtë duket të jetë edhe e ardhmja e Diego Forlanit, i cili nuk dha atë që pritej nga ai. Ndërkaq, nënkampioni italian planifikon të përforcohet me tre futbollistë të njohur: M'Vila apo Veloso, Lucas, Lavezzi ose Palacio.
Rezultatet zhgënjyese në dy sezonet e fundit e kanë detyruar presidentin e Interit, Massimo Moratti që të bëjë ndryshime në fund të sezonit. Kreu i klubit Nerazzurr është i gatshëm të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës, por fillimisht dëshiron ta kuptojë se kush e meriton të vazhdojë ta vesh fanellën zikaltër.
Ndër futbollistët që mund të largohen gjatë verës janë Christian Chivu, Wesley Sneijder, Diego Milito e Mauro Zarate. E padyshimtë duket të jetë edhe e ardhmja e Diego Forlanit, i cili nuk dha atë që pritej nga ai. Ndërkaq, nënkampioni italian planifikon të përforcohet me tre futbollistë të njohur: M'Vila apo Veloso, Lucas, Lavezzi ose Palacio.
Interi planifikon t'ua japë rastin më shumë në sezonin e ardhshëm edhe dy talentëve Poli e Faraoni. Sa i përket trajnerit, me siguri se edhe në këtë aspekt do të ketë ndryshime. Rezultatet e fundit zhgënjyese mund t'i kushtojnë me largim Claudio Ranierit. Moratti ëndërron që ta fillojë sezonin e ardhshëm me trajnerin aktual të Barcelonës, Pep Guardiola.