E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Armët janë konfiskuar pas mbarimit të procedurave gjyqësore ku nuk ekzistojnë procedura ankuese, ndërsa shkatërrimi i sotëm publik është edhe një konfirmim për luftën kundër armëve ilegale që për fat të keq ende janë të pranishme në Maqedoni.
Shkatėrrim publik i armėve ilegale













Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullvska mori pjesë në aksionin për shkatërrimin e armëve ilegale. Në aksionin që u zhvillua në fabrikën Makstil u shkatërruan gjithsej 762 copë armë prej tyre 394 pushkë automatike 163 pistoleta, 38 gjysmë-mitralezë si dhe lloje të tjera armësh të konfiskuara pas fillimit të disa proceseve gjyqësore. Aksione të tilla zbatohen një ose dy herë në vit.

“Armët janë konfiskuar pas mbarimit të procedurave gjyqësore ku nuk ekzistojnë procedura ankuese, ndërsa shkatërrimi i sotëm publik është edhe një konfirmim për luftën kundër armëve ilegale që për fat të keq ende janë të pranishme në Maqedoni. Me intensitet të njëjtë do të vazhdojmë luftën kundër armëve ilegale”, deklaroi Gordana Jankulovska, ministre e Punëve të Brendshme.

“Gjykatat e Maqedonisë janë të mbushura me armë të konfiskuara dhe kjo është si të keni një bombë të tempuar. Ne zbatojmë aksionin për evidentim i armëve ndërsa valorizimi do të zhvillohet në fund të gushtit. Sipas të dhënave të para ka rreth 10 tonë armë të konfiskuara.

Në fillim të shtatorit do të kemi edhe një aksion për shkatërrimin e armëve së konfiskuar me çka gjykatat e Maqedonisë do të lirohen prej tyre”, tha Vanço Shehtanski, drejtor për menaxhimin me pronë të konfiskuar.

Publikuar: 24.07.2009 | 09:57
Lexuar: 769 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime