Ngricat, terrenet e vështira dhe bora mbi 1m nuk na lejuan të shkonim me makinë më larg se Fekeni, kështu që shëtitja e ekspedizës filloi këtu.
Sapo zbardhi dita, një grup prej 6 vetash u nis për një shëtitje me rathë bore në qafën e Mancekut të Shën Mërisë, vetëm 60 kilometra larg Tiranës.
Ngricat, terrenet e vështira dhe bora mbi 1m nuk na lejuan të shkonim me makinë më larg se Fekeni, kështu që shëtitja e ekspedizës filloi këtu.
Duhen rathët e borës, sepse janë të domosdoshme për ecjen. Dhëmbëzat ngulen me borën dhe bëjnë që të mos rrëshqasësh edhe kur është akull, ndërsa pjesa e rrathëve me lëkurën bën që pesha e trupit të përhapet në mënyrë të njëjtë dhe të mos zhytesh në dëborë, shprehet një prej djemve të ekspeditës.
Ndonëse është ftohtë, pas 30 minutash grupi nis të heqë xhupat. E lëvizura i bën të ndiejnë vapë. Në sfond mund të shihni malin e Tomorit, pasi në vijë ajrore jemi me të vërtetë afër. Duhen edhe dy orë për të shkuar në Qafën e Macekut, ku duket pejsazhi i Malit me Gropa, shton Genti, një tjetër antar i grupit të aventurierëve.
Megjithatë, temperaturat nisën të uleshin dhe terreni u bë gjithmonë e më i vështirë, veçanërisht për ata që e kishin eksperiencën e tyre të parë.
Më pëlqeu që isha aktive, ndonëse kam frikë nga lartësia dhe disa zona ishin me të vërtetë të rrezikshme, theksoi një antare e huaj e ekspeditës. Ndihem shumë mirë, por nuk dua të ngjitem më lart, plotësoi një nga vajzat e tjera.
Për të pushuar disa minuta dhe për tu mbrojtur nga stuhia që filloi, një stan i vogël atypari është shpëtimi më i mirë për momentin.
Pas 5 orësh ecje, grupi rikthehet përsëri tek mjetet e tyre për të marrë rrugën drejt Tiranës. Kështu, kjo ishte një ditë aventure e improvizuar, në malet shqiptare.(T.CH)