Duhet të kthehemi në esencë, theksoi Poposki, duke theksuar se vendet baltike i tejkaluan dallimet reciproke për shkak të benefitit të përbashkët për tërë rajojin, ndërsa atë shembull duhet ta ndjekë edhe Ballkani.
Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është i penguar nga Greqia nga arsye mitologjike, tha ministri i Punëve të jashtme Nikolla Poposki në ligjërimin e sotëm në Ministrinë estoneze të Punëve të Jashtme me temë "Maqedonia në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s: trokitje në derë të hapur", lajmëroi raportuesi i MIA-s.
"Në vitet e 90-ta Greqia reagonte në emrin e Maqedonisë me arsyetim se rajoni i saj e mban emrin e njëjtë që mund të nënkuptojë pretendime territoriale. Njëzet vjet më vonë shihet se ato supozime janë të paqëndrueshme për shkak se sot është e mundur vetëm invazion i 500 mijë turistëve nga Maqedonia në detërat greke. Çfarë garancioni më i mirë i nevojitet Greqisë nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO kur vendi do të jetë i rrethuar me vende anëtare të Aleancës, ndërsa të gjithë së bashku do të jenë nën një ombrellë të sigurisë", tha Poposki në ligjërimin e organizuar nga Instituti për punë të jashtme në të cilin morën pjesë edhe shumë ambasadorë të vendeve evropiane në Talin.
Duhet të kthehemi në esencë, theksoi Poposki, duke theksuar se vendet baltike i tejkaluan dallimet reciproke për shkak të benefitit të përbashkët për tërë rajojin, ndërsa atë shembull duhet ta ndjekë edhe Ballkani.
"Maqedonia i përmbushi të gjitha obligimet për anëtarësim në NATO, me ç'rast gjysma e buxhetit për mbrojtje është për nevojat e misioneve të NATO-s. Ne jemi ndërmjet vendeve të cilat janë kontribues më të mëdhenj sipas kokë banori, në Parlament unanimisht marrim vendime për dërgimin e njerëzve në misione dhe japim para për trajnimin e tyre. Por, nuk pamë mbylljen e atij kapitulli, ndërsa ai është anënarësimi në NATO. E njëjta vlen edhe për perspektivën në BE për shkak se mbështetet në parimin ashpër, por drejtësisht. Ashpër në kuptim se janë të nevojshme përmbushje të kritereve, ndërsa në mënyrë të drejtë se kur ata kritere do të përmbushen do të vijë edhe anëtarësimi në BE. Por, atë nuk e pamë për shkak të Greqiasë, dhe të gjithë shpresojmë se Maqedonia do të jetë rrëfim i ardhshëm i suksesshëm për benefit të tërë Ballkanit", tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë.