Ndërsa ministri i i Ekonomisë, Valon Saraçini, theksoi se për marrjen e kredive nga kësti i parë i kësaj linje kreditore në vlerë prej 50 milion euro kanë aplikuar mbi 200 projekte prej të cilave janë hapur rreth 1200 vende të reja të punës.
Interesimi i kompanive shqiptare për shfrytëzimin e fondeve të kredive evropiane, të cilat shkojnë përmes Bankës Maqedonase për Përkrahje dhe Zhvillim ka shënuar rritje.
Drejtori operativ i kësaj banke, Qenan Idrizi, thotë se nga përvoja e tij në sektorin bankar si asnjëherë më parë është rritur interesimi i kompanive shqiptare për marrjen e kredive nga kjo bankë.
Idrizi thotë se vetëm për 3 vite 10 për qind e kësaj kredie evropiane kanë shkuar në kompani shqiptare.
Sigurisht jemi rreth 10 për qind deri tash që sipas meje mendoj se është shkëlqyeshëm për arsye se më herët nuk ka pasur asnjë për qind nga këto mjete më të litra në aspektin e kamatës, përkatësisht 10 milioni i parë 50 milioni i dytë dhe 100 që do të vijnë kamatën e subvencionon shteti, deklaroi Qenan Idrizi, drejtor operativ i BMPZH-së.
Ndërsa ministri i i Ekonomisë, Valon Saraçini, theksoi se për marrjen e kredive nga kësti i parë i kësaj linje kreditore në vlerë prej 50 milion euro kanë aplikuar mbi 200 projekte prej të cilave janë hapur rreth 1200 vende të reja të punës.
Na gëzon fakti se 73 për qind e projekteve janë projekte për investime që do të thotë se kompanitë nuk kanë ngelur prapa por përcjellin hapin dhe trendet evropiane dhe investojnë në kapacitete të reja, tha Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.
Ministri i Ekonomisë Saraçini dhe drejtori i Bankës Maqedonase për Përkrahje dhe Zhvillim, Idrizi u bënë apel kompanive që të aplikojnë në këtë linjë kreditore sepse bëhet fjalë për mjete financiare, të cilat jepen me kushte shumë të volitshme për kompanitë.
Nevzat Mamuti