E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pakistani ka qenë vendi më i rrezikshëm për gazetarët, ku në gjashtë muajt e fundit janë vrarë gjashtë persona. Pas saj pasojnë Somalia, Iraku, Meksika dhe Filipinet me nga pesë viktima, Rripi i Gazës me katër dhe Rusia gjithashtu me katër të vrarë.
Kėtė vit janė vrarė 53 gazetarė nė 18 vende tė botės













Nga fillimi i vitit në 18 shtete në botë janë vrarë gjithsej 53 gazetarë, përkundër 45 që e kanë humbur jetën në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Organizatës për mbrojtjen e gazetarëve në zonat e konflikteve "Pres emblem kampejn" (PEK), selia e së cilës ndodhet në Gjenevë, ndërsa bashkon 35 shoqata dhe sindikata nga qindra shtete.

"Tendenca për rritjen e numrit të gazetarëve të vrarë ka të bëjë me numrin e madh të krizave humanitare në gjysmën e parë të vitit, të shkaktuara nga konfliktet në Rripin e Gazës, Somali, Pakistan dhe Sri-Lankë", theksoi në kumtesë sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate joqeveritare, Blez Lampan.

Ndërkohë, dhuna ndaj gazetarëve u bë dukuri e shpeshtë edhe në vendet ku nuk ka konflikte të hapura, siç është Meksika, Filipinet dhe Rusia.

"Numri i rritur i viktimave ndikon keq ndaj ndjekjes së pavarur të ngjarjeve dhe ia kufizon mundësinë reporterëve të informojnë për atë që ndodh në shtetin ku ndodhen", shpjegoi kryetarja e PEK-ut, Hedajat Abdel Nabi.

Ajo shfaqi keqardhje për pasivitetin e Këshillit për të drejtat e njeriut pranë KB-së lidhur me mosrespektimin e lirisë së shtypit.

Pakistani ka qenë vendi më i rrezikshëm për gazetarët, ku në gjashtë muajt e fundit janë vrarë gjashtë persona. Pas saj pasojnë Somalia, Iraku, Meksika dhe Filipinet me nga pesë viktima, Rripi i Gazës me katër dhe Rusia gjithashtu me katër të vrarë. Tre gazetarë janë vrarë në Kolumbi, nga dy në Afganistan, Sri-Lankë, Nepal, Honduras, Guatemalë dhe Venezuelë, ndërsa nga një gazetar i vrarë është regjistruar në këtë periudhë në Indi, Indonezi, Madagaskar dhe Keni.

Organizata shprehi pakënaqësi edhe nga situata në Iran, ku prej zgjedhjeve presidenciale më 12 qershor janë arrestuar më shumë se 40 gazetarë.

Publikuar: 24.07.2009 | 23:24
Lexuar: 432 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime