Ne qender te planeve eshte marrja nga qeveria e kredive te papaguara dhe e letrave me vlere te institucioneve financiare. Keshtu pritet te shmanget bllokimi i pergjithshem i kredive, i cili do i shkaktonte deme edhe me te medha ekonomise.

Lajmet se, ekonomia amerikane po peson recensionin me te madh ekonomik qe nga viti 1992 i kane shokuar edhe me shume bursat dje te cilat jane duke perjetuar nje gjendje shoku prej turbullires ne tregjet financiare amerikane. Nga e gjithe kjo situate duket se, cmimi i naftes ka frenuar rimet e "cmendura" te rritjes se vene re gjate gjashte mujorit te pare te vitit. Nje fuci nafte ne tregjet nderkombetare dje ka kushtuar vetem 92 dollare, nderkohe qe analistet lajmerojne se nese recensioni ne ekonomine botore vijon cmimi i naftes do te shenoje ulje te metejshme. Agjencite e lajmeve nderkombetare njoftojne se, nga muaji qershor cmimi i naftes per nje barele eshte ulur ne me shume se, 32 per qind. Nga 145 dollare qe u shit ne fuci nafte ne muajin qershor, tani nuk shitet per me shume se, 92 dollare. Nderkohe qe ekspertet lajmerojne ulje te tjera te cmimit. Kriza qe po kalojne tregjet financiare nderkombetare eshte shtrire shume shpejte edhe ne ekonomine reale ne SHBA. Keto sinjale jane lajmeruar edhe ne Evrope. Kriza financiare ka gjeneruar tashme nje frenim te konsumit e per pasoje edhe ne renie te nivelit te shitjeve ku perfshihet edhe nafta. Fondi Monetar Nderkombetare ne nje deklarate te dy diteve me pare beri me dije se turbullira financiare ne tregjet amerikane do te kete pasoja negative ne te gjithe boten. Keto pasoja sipas, FMN, do te kene ndikimet ne recensionin ekonomik global i cili edhe me zbatimin e planit Bush prej 700 milione dollaresh nuk do te mund te ndalet. Filozofia qe "Shteti nuk duhet te perzihet" ne punet e tregjeve eshte filozofi e te djeshmes. Uashingtoni kerkon tani te pengoje me nje program ndihmash te medha shteterore shperberjen e sistemit financiar. Ne qender te planeve eshte marrja nga qeveria e kredive te papaguara dhe e letrave me vlere te institucioneve financiare. Keshtu pritet te shmanget bllokimi i pergjithshem i kredive, i cili do i shkaktonte deme edhe me te medha ekonomise.