E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drini tani i ngjanë lumit të Senës, plazhet janë të rregulluara e të pastra. Nuk ka më bukur se Struga dhe andaj urdhëroni dhe ejani. Struga është shumë e bukur, një qetësi, një rehati, atë do ta gjeni në Strugë. Pushim më të qetë e më të rehatshëm, ajër më të pastër duke filluar nga Radolishta e Kalishti”, theksoi një turist në Strugë.
Plazhet dhe restorantet mbushen plot nė Strugė















Plazhet dhe restorantet përplot. Atmosfera e bukur dhe vendi i vërtetë për kaluar momente të paharrueshme në këtë ditë tropikale. Në Strugë këto ditë kërkohet vend më tepër. Nëse dita është ideale për freskim në liqe dhe të fitoni ngjyrën e lëkurës, mbrëmjet janë si të krijuara që të uleni për një kafe pranë Drinit ose madje të provohet një pjesë e ushqimit të mirë që ofrohet nëpër restorante.
“Tashmë dy vjet po qëndroj në Strugë.

Drini tani i ngjanë lumit të Senës, plazhet janë të rregulluara e të pastra. Nuk ka më bukur se Struga dhe andaj urdhëroni dhe ejani. Struga është shumë e bukur, një qetësi, një rehati, atë do ta gjeni në Strugë. Pushim më të qetë e më të rehatshëm, ajër më të pastër duke filluar nga Radolishta e Kalishti”, theksoi një turist në Strugë.
Aroma e skarës nuk do t’iu lë indiferent. Secili do të provonte të paktën pak nga ajo që ofrohet nëpër restorante. Për të gjitha shijet nga diçka, madje edhe për të huajt, punonjësit hotelierik ofrojnë specialitete të ndryshme vendore”.

“Përgatisim gjella sikurse, speca të mbushur, tavë maqedonase, por e gjithë kjo me porosi. Vijnë turistët e huaj dhe kërkojnë ushqime maqedonase, djathë, speca të pjekur e të shtypur, kaçkavall ... Më shumë vijnë nga Serbia, por ka edhe turistë nga Suedia, Norvegjia, Irlanda dhe nga Pakistani dhe nuk i zgjedhin ushqimet”, theksoi Zllatko Todeski, restoranti “Shën Nikola”.
“Për darkë kishim mish derri. Ishte përgatitur shkëlqyeshëm”, tha një mysafir.

“Një ambient i këndshëm, koha e freskët në mbrëmje, këtu pranë Drinit, është shumë bukur. Ne vijnë në Strugë për çdo vit. Çdo gjë është bukur, por vetëm qyteti të jetë më i pastër”, u shpreh një mysafir tjetër.

Punonjësit turistik me të cilët biseduam thonë se ky sezon në Strugë është më i dobët krahasuar me vitet e kaluara, por se oferta është shumë më e mirë se sa më parë.

“Sa i përket rregullimit të plazheve ka më tepër ofertë se sa me jetën e natës për të rinjtë, megjithatë mendojë se kjo është shumë pak që mund të ofrojë një brend turistik për mysafirët. Interesimi për Strugën dhe mbarë rajonin këtë vit është shumë më i vogël në krahasim me vitet e kaluara”, deklaroi Ankica Mileska, punonjëse turistike.

Dashamirët e Strugës, mysafirëve iu ofrojnë përmbajtje më të ndryshme. Njëra prej tyre është vizatimi falas i portreteve në natyrë. Megjithatë, Struga edhe këtë verë është ideale për ata që dëshirojnë më shumë romantikë dhe pushim më të qetë dhe më të lirë.

Miki Trajkovski

Publikuar: 25.07.2009 | 19:30
Lexuar: 1027 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime