Rritja aktuale e aksioneve të kësaj firme filloi para dy javëve kur rezultatet e punës në tremujorin e parë të vitit financiar 2011/2012 e befasuan pozitivisht tregun, transmetojnë mediat amerikane.
Çmimi i aksioneve të prodhuesit amerikan të telefonëve të popullarizuar, tablet dhe llogaritës "Ejpëll" për herë të parë në histori e tejkaloi kufirin prej 500 dollarëve dhe tani është firma më e shtrenjtë në botë.
Aksionet e "Ejpëll" të hënën u përforcuan për 1,5 për qind në 500.60 dollarë.
Rritja aktuale e aksioneve të kësaj firme filloi para dy javëve kur rezultatet e punës në tremujorin e parë të vitit financiar 2011/2012 e befasuan pozitivisht tregun, transmetojnë mediat amerikane.
Të dhënat për periudhën tremujore prej tetorit deri në dhjetor të vitit 2011 "Ejpëll" i publikoi më 24 janar. Fitimi pastër i kompanisë është rritur për 118 për qind në nivel vjetor, në 13,06 miliardë dollarë, ndërsa qarkullimi është më i madh për 73 për qind dhe arriti 46,3 miliardë dollarë.
"Ejpëll" nga vera e kaluar vazhdimisht ndërrohet në fronin e firmave më të vlefshme botërore me koncernin e naftës "Ekson Mobajll".
Pas rritjes së fundit të aksioneve, vlera e bursës së "Ejpëll" paraqet 400 miliardë dollarë. Vetëm si krahasim, vlera e bursës së "Majkrosoft" paraqet 258 miliardë dollarë, e Google 199 miliardë dollarë.