E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke përmendur historiatin e Kuvendit të Dibrës në 1909, Vendimet e 3 Kuvendeve komunale duke filluar me atë te Dibrës, e më vonë të Tetovës dhe Gostivarit më 1994, marrjen e vendimit për themelimin e Universitetit të Tetovës, pastaj Zyrtarizmin e Universitetit Shtetëror të Tetovës më 2004 sipas Rekës në histori do mbeten si data të rëndësishme për popullin Shqiptar në Maqedoni.
Akademi solemne me rastin e 100 vjetorit tė Kuvendit tė Dibrės














Është nder dhe privilegj që sot të jem këtu me ju në këtë datë historike për kombin shqiptar. Ajo që është simbolike për këtë datë është se në Kuvendin e Dibrës u luftua çështja që gjuha shqipe te mësohej lirshëm në Shkollat Shqipe. Ishte kërkesa e Atdhetareve që të themelohen shkolla shqipe në të gjithë Shqipërinë dhe për çdo shqiptar, tha në fjalimin e sotëm me rastin e 100 vjetorit të Kuvendit të Dibrës, rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Agron Reka.

Duke përmendur historiatin e Kuvendit të Dibrës në 1909, Vendimet e 3 Kuvendeve komunale duke filluar me atë te Dibrës, e më vonë të Tetovës dhe Gostivarit më 1994, marrjen e vendimit për themelimin e Universitetit të Tetovës, pastaj Zyrtarizmin e Universitetit Shtetëror të Tetovës më 2004 sipas Rekës në histori do mbeten si data të rëndësishme për popullin Shqiptar në Maqedoni.

"Këto data duhet të jenë si udhërrëfyes për të ardhmen tonë. Data prej të cilave kemi mësime. Data prej të cilave mund të dallohet e mira prej të keqes. Data ku triumfon drejtësia. Data ku fiton i tërë populli. E jo data të reja të përsëritjes së mëkateve dhe tradhtive të së kaluarës së hershme dhe të vonshme", theskon në fjalimin e tij rektzori i UTSH-së, Agron Reka.

"Te gjithë që sot jemi këtu, por edhe ato që janë duke na ndjekur përmes mediave e dinë se sa sakrifica ka pasur populli ynë. Sakrifica më e madhe ka qenë ajo e të shkruarit dhe të mësuarit Shqip. Sakrificë ishte edhe themelimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Universitet ky që pati shume armiq të jashtëm por më keq edhe të brendshëm. Falë vullnetit të popullit sot jemi këtu dhe gjerat po ndryshojnë. Padyshim që çdo gjë ndodh me lejen e Zotit", thotë Reka duke shtuar se ai në rolin e e ushtruesit të detyrës Rektor i USHT-së ka të njëjtin synim dhe aspirata si para themelimit të këtij institucioni, të njëjtin synim dhe aspiratë që patën patriotet e atdhetaret shqiptarë në vitin 1909.

"Jam në shërbim të studenteve dhe të diturisë. Jam këtu që njëherë e përgjithmonë të ndërpritet thithja e pamëshirshme e gjakut të këtij institucioni. Jam këtu për drejtësi dhe për një sistem meritor, një Universitet Shtetëror te Tetovës – Qendër e Kualitetit. Një universitet i fuqisë intelektuale Shqiptare në Maqedoni që në mënyrë të barabartë do te kyçet në hapësirën Evropiane të arsimimit të lart ku dija dhe njohuria janë virtyte me të cilët ajo do identifikohet. Jam këtu që të plotësohet dëshira e të parëve tanë që iu përballën një perandorie të tërë" e përfundoj fjalimin e tij rektri i UTSH-së Agron Reka duke i bërë apel të pranishmëve se është koha e ndryshimeve, koha e punës, drejtësisë dhe respektit.

Publikuar: 25.07.2009 | 07:19
Lexuar: 883 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime