Për një muaj e gjysmë, më saktësisht prej 10 qershorit kur dhe filluam procedurën, janë zgjedhur dy e treta nga udhëheqësit komunalë. Me 100 % sukses ka përfunduar procedura në të gjitha organizatat komunale të LSDM-së nga grupi i parë dhe i dytë.
Pas ndryshimeve kadrovike në udhëheqësinë partiake, Lidhja Social Demokrate ka paralajmëruar ndryshime radikale edhe në strukturat më të ulëta. Sekretari i përgjithshëm i partisë Andrej Petrov, tha se deri më tani janë ndërruar dy të tretat e drejtuesve lokal të partisë. Ai tha se ky proces do të vazhdojë deri sa nuk bëhet rifreskimi i plotë i radhë të kësaj partie.
Për një muaj e gjysmë, më saktësisht prej 10 qershorit kur dhe filluam procedurën, janë zgjedhur dy e treta nga udhëheqësit komunalë. Me 100 % sukses ka përfunduar procedura në të gjitha organizatat komunale të LSDM-së nga grupi i parë dhe i dytë.
Është kënaqësi e jona se më shumë se 80 % nga udhëheqësit e zgjedhur janë persona të cilët për herë të parë vijnë në ato funksione, 95 % prej tyre janë me arsim të lartë ndërsa një numër i madh prej tyre janë me tituj doktorë dhe magjistër, deklaroi Andrej Petrov, sekretar i LSDM-së.