Zv/kryeministri i qeverisë këtë periudhë i viziton të gjitha Komunat multietnike ku kontrollon nëse të gjitha punët shkojnë në rregull dhe atje ku ka pengesa kërkon ta respektojnë këtë. Çështja e dytë është ëshët për të parë nëse komunat veprojnë në përputhje me Ligjin, sepse Bashkimi Evropian vëmendje të posaçme i kushton edhe mënyrës së funksionimit të pushtetit lokal, shtoi Gruevski
Pas takimit të djeshëm të liderëve të partive me kryeministrin ku edhe u arrit marrëveshje për përshpejtimin e procedurës së miratimit të disa ligjeve që kërkon Bashkimi Evropian, kryeministri sot deklaroi se edhe shefat e grupeve parlamentare do të takohen për ta shqyrtuar çështjen e pushimit, nëse duhet ta marrin më vonë apo ta anulojnë.
Njëra nga kërkesat e BE-së, kryeministri tha se është edhe mënyra e funksionimit të pushtetit lokal.
Zv/kryeministri i qeverisë këtë periudhë i viziton të gjitha Komunat multietnike ku kontrollon nëse të gjitha punët shkojnë në rregull dhe atje ku ka pengesa kërkon ta respektojnë këtë. Çështja e dytë është ëshët për të parë nëse komunat veprojnë në përputhje me Ligjin, sepse Bashkimi Evropian vëmendje të posaçme i kushton edhe mënyrës së funksionimit të pushtetit lokal, deklaroi Gruevski.
Kryeministri Gruevski këto komente i bëri pas nj vizite pune në Komunën e Dibrës. Pjesë e delegacionit qeveritar ishin edhe zv/kryeministri Abdylhaqim Ademi dhe ministri i Transportit Mile Janakievski.
Ai sqaroi se lideret dje ranë dakord se Bashkimi Evropian është prioriteti ynë kryesor. Dhe, nëse e kërkon nevoja që deputetët ta prolongojnë pushimin, atëherë ata duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Por duhet parë nëse kjo është e nevojshme, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.