"Të gjitha rezultatet treguan se barërat tona i plotësojnë kualitetin dhe standardet dhe deri tani nuk kemi pasur përjashtime të kualitetit të barërave", theksoi Zahariev dhe shtoi se nga janari deri më tani është kryer kontroll i më shumë se 250 barërave.
Furnizimi i barnatoreve me barëra është i mirë. Të gjitha 3.150 barërat të cilat janë regjistruar në shtet janë në barnatoret dhe deri më tani nuk është konstatuar deficit, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Zyrës së barërave, Ilço Zahariev.
Ai tha se në korrik janë marrë mbi 45 mostra të po aq barërave sipas zgjedhjes së rastësishme të cilat janë dhënë për kontroll të kualitetit të tyre në Entin republikan për mbrojtje shëndetësore dhe në Qendrën për kontrollin e barërave të Fakultetit Farmacutik.
"Të gjitha rezultatet treguan se barërat tona i plotësojnë kualitetin dhe standardet dhe deri tani nuk kemi pasur përjashtime të kualitetit të barërave", theksoi Zahariev dhe shtoi se nga janari deri më tani është kryer kontroll i më shumë se 250 barërave.
Gjatë korrikut deri dje, siç njoftoi Zahariev, janë kontrolluar 249 barnatore, ndërsa për momentin inspektorët janë në rajonin e Strugës dhe të Ohrit. Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të bëhet kontroll i barnatoreve në Dojran, Prespë, Berovë, Mavrovë...
Bozhin Petreski, udhëheqës i sektorit në Drejtorinë për ushqim, duke u kthyer nga mbikëqyrja e inspektorëve të Drejtorisë për gjysmën e parë të vitit, tha se janë kryer 6.500 kontrolle të rregullta për ushqim dhe rreth 680 jo të rregullta gjatë dy muajve të fundit.
Gjatë qershorit dhe korrikut janë bërë kontrolle në Ohër, Strugë dhe Prilep gjatë kohës së "Festivalit të birrës", ndërsa dje në Resnjë dhe në Prespë. Do të pasojnë kontrolle në Dojran dhe Krushevë, ndërsa në gusht, siç paraljamëroi Petreski, sërish do të kontrollohen kapacitetet turistike në Ohër.
Në lidhje me kontrollet e inspektorëve të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Vera Menkovska njoftoi se gjatë kontrollit të bërë të 290 institucioneve arsimore janë konstatuar mungesa sanitare-teknike, veçanërisht toaletet, garderobat dhe sallat e fiskulturës.
Është bërë mbikëqyrje e 90 kapaciteteve për vendosje me ç'rast janë mbyllur Livadishtja në Strugë dhe Partizani në Dojran. Menkovska theksoi se problemi në Livadishte ka qenë me stacionin për pastrimin e ujërave të zeza, por se pas mënjanimit të problemit, kampi sërish është hapur.
Lidhur me ujin në pishinat e Shkupit, siç theksoi Menkovska, është i sigurt për tu larë. Për shkak të ujit të papastër gjatë kësaj jave janë mbyllur pishinat në hotelet "Metropol Palas" dhe "Belvi" në Ohër, derisa në Shkup nuk është e sigurt larja në liqenin Treska. Ujërat në Dojran, Prespë dhe Ohër janë të kategorisë së parë dhe të dytë dhe janë të sigurta për tu larë.