E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky projekt realizohet në katër komuna në Maqedoni dhe finansohet nga UNIFEM-i, që njëherit është edhe pilot projekt, ndërsa pritet që nga viti i ardhshëm të realizohet edhe në komunat tjera.
Komuna e Tearcės dhe ING “ANTIKO” nga Shkupi









Marëveshje bashkëpunimi për të mirën e qytetarëve

Sadije Aliti


Në kuadër të realizimit të projektit “Nëpërmjet edukimit dhe përforcimit, drejt inkuadrimit dhe aktivizimit qytetar” u nënshkrua një marëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani, dhe përfaqësuesve të IGQ “ANTIKO” nga Shkupi.

Ky projekt realizohet në katër komuna në Maqedoni dhe finansohet nga UNIFEM-i, që njëherit është edhe pilot projekt, ndërsa pritet që nga viti i ardhshëm të realizohet edhe në komunat tjera.

Qëllimi kryesor, i këtij projekti sipas përfaqësuesev të Antikos është që të ndikojë në ritjen e numrit të grave nga etnitetet e ndryshme në mjediset rurale, që të ndërmarin iniciativa dhe aktivitete për përmirësim të nivelit personal dhe në nivel të një grupi më të gjërë në mjedis. Sipas tyre këto aktivitete ndërmeren me të vetmin qëllim që të ndikohet në zvogëlimin e vlerave tradicionale dhe zhvillim i procesit për një inkuadrim më aktiv në jetën sociale, politike dhe ekonomike në shoqëri.

Imazhe bashkpunimi


“Përforcim i identitetit dhe fuqisë të grupeve të margjinalizuara të grave, nëpërmjet përpunimit të temave dhe aktiviteteve që bazohen në çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e grave, konceptet gjinore, nëpërmjet qasjeve interaktive, mësimit të përvojës (edukim, përkrahje, promovim) që do të japin kotribut për njohje të koncepteve gjinore, informim, përkrahje dhe ritje të njohurive, shkathtësive për identifikim të problemeve dhe nevojave në mjedis”-theksoi Gjyner Nebiu, kryetare e Antikos.

Ritja e motivimit për pjesëmarje aktive për artikulimin e problemeve dhe ndërmajren e roleve dhe përgjegjësisë individuale e grupore për realizmim praktik të aksioneve publike në shoqëri, si aktivitetet për identifikimin e nevojave dhe problemeve, me qëllim që të ndikohet në krijimin e ndryshimeve pozitive si në nivel të individit ashtu edhe në nivel të grupit dhe më gjërë në bashkësi, theksojnë përfaqësueset e Antiko-s.

“Nxitja dhe vënia e bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes vendore dhe sferave tjera në Shoqëri, veçanërisht të komisoneve gjinore me qëllim që të formohet një politikë për përkrahje të grave, por edhe të qytetarëve të tjerë është njëra nga prioritet për një qeverisje më të mirë të Komunës si dhe për të kontribuar në identifikimin e preukopimev të qytetarëve tanë”- bëri të ditur Isen Asani kryetar i Komunës.

Pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim të dy palët u zotuan se do të bashëkpunojnë në identifikimin e problemeve të qytetarëve njëherit edhe për nxitje të aksioneve qytetare në dobi të përgjitshme shoqërore.

Publikuar: 27.07.2009 | 14:56
Lexuar: 1236 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime