E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Sivjet për herë të parë do t`u ndahen libra shkollorë falas të gjithë nxënësve. Ky është një projekt i madh dhe njëri prej projekteve më të ndërlikuar në të cilin do të punojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës", tha Todorovi.
Furnizimi i librave shkollorė falas nė fazėn pėrfundimtare











Projekti - libra shkollorë falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, që për herë të parë duhet të vendoset nga viti i ardhshëm shkollor është në fazën përfundimtare.

Këtë sot e konfirmoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov në konferencën për gazetarë në Shkup, kushtuar projekteve që Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i filloi ose i realizoi gjatë vitit të kaluar shkollor.

Ai bëri të ditur se një pjesë e botuesve, të cilët janë në numër të madh, sot do të firmosin marrëveshje me Ministrinë, përderisa të tjerët marrëveshjet do t`i firmosin deri në fund të javës. Projekti kushton një miliardë denarë.

"Sivjet për herë të parë do t`u ndahen libra shkollorë falas të gjithë nxënësve. Ky është një projekt i madh dhe njëri prej projekteve më të ndërlikuar në të cilin do të punojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës", tha Todorovi.

Lidhur me çështjen e lëndës së mësim besimit, që si lëndë zgjedhore ishte vendosur për herë të parë vitin e kaluar shkollor, ndërsa në prill ishte pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, ministri Todorov tha se MASH-i si institucion nuk ka zgjedhje tjetër, përveçse t`i respektojë vendimet e Gjykatës.

Publikuar: 29.07.2009 | 20:22
Lexuar: 817 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime