E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Partia e Thaçit konsideron se zvarritja për këtë iniciativë bëhet për shkaqe politike dhe se konsensusi për çështjet e ndryshme madhore në vend, duhet të arrihet me opozitën e vërtetë shqiptare.
Do tė shqyrtohet propozim-ligji pėr amnisti i PDSH-sė











Iniciativa e PDSH-së, dorëzuar në parlament para 10 muajsh, për interpretim autentik të ligjit të amnistisë do të shqyrtohet së shpejti. Kështu i ka premtuar kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski, kreut të grupit parlamentar të PDSH Imer Aliu. Por megjithë premtimin, Aliu shprehet sërish skeptik.

“Nuk kishte asnjë arsyetim pasi nuk ka asnjë arsyetim logjik për të argumentuar atë se pse kjo iniciativë më se 10 muaj pret për t’u vendosur në rend dite. Tash mund ta parashikojmë se çka do të ndodh, ata do të bartin përgjegjësin nga qeveria në parlament”, tha Imer Aliu, koordinator i PDSH-së.

Nga kabineti i kryetarit të parlamentit informojnë se kanë angazhuar kryetaren e komisionit të kërkojë mendim urgjent nga qeveria lidhur me këtë çështje.

“Komisioni juridiko ligjdhënës ka dorëzuar kërkesën deri te qeveria ndërsa për fat të keq nga ekzekutivi deri më sot nuk kemi marrë mendim. Pa atë mendim, parlamenti nuk mund të debatojë. Kryetari i parlamentit sot kërkoi nga kryetarja e komisionit ti drejtohet urgjent qeverisë që të marrë mendimin nga qeveria dhe kërkesa e PDSH-së, të hyj në procedurë”, theksoi Todor Pendarov, zëdhënës i kryetarit të parlamentit.

Partia e Thaçit konsideron se zvarritja për këtë iniciativë bëhet për shkaqe politike dhe se konsensusi për çështjet e ndryshme madhore në vend, duhet të arrihet me opozitën e vërtetë shqiptare.
“Vlerësojmë se kjo qasje e shumicës parlamentare kundrejt iniciativave të PDSH-së në masë të madhe dëmton demokracinë. Ata projektojnë kinse parti politike shqiptare, më pas projeksionet e tyre vazhdojnë me atë se projektojnë opozitë kinse shqiptare do me thënë kemi të bëjmë me një projeksion të dëmshëm të shumicës parlamentare e cila tenton të manipuloj me pjesën që ka të bëj me opozitën shqiptare”, tha Imer Aliu, koordinator i PDSH-së.

Sipas Aliut, veprimi i PDSH-së në të ardhmen sa i përket dorëzimit të projekteve të tjera siç ishte edhe ligji për përdorim të gjuhës shqipe dhe të tjerat, do të varen nga sjella e shumicës parlamentare ndaj kësaj iniciative. Ndërkaq BDI pranon se ligji për përdorim të gjuhës shqipe i miratuar para një vit ka mangësi ndërsa veprimin e opozitës shqiptare ndaj kësaj çështje kur bëhet fjalë për ligjin për kuvendin, e konsideron si shantazh dhe përfitim të pikëve politike.

“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe jep bazë për përdorim të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare kjo do të thotë se në bazë të këtij ligji parimet, dispozitat, apo normat duhet të reflektohen në legjislacionin tjetër dhe në këtë rast në ligjin për kuvend dhe këtu nuk duhet pasur asnjë dilemë. Konfuzioni si duket u krijua qëllimisht me qëllim që disa parti në shkatërrim e sipër dhe disa të tjera në etablim e sipër të fitojnë poena politik”, theksoi Ermira Mehmeti, zëdhënëse e BDI-së.

Ndërkaq, grupi i punës i cili shqyrton amendamentet e DR për përdorim të gjuhës shqipe të parlament sa i përket ligjit për kuvendin, realizoi takimin e tij të parë. Ai përbëhet nga Ilija Dimovski, Adnan Jashari dhe Ismet Ramadani.

Gjyltene Rexhallari

Publikuar: 29.07.2009 | 20:43
Lexuar: 644 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime