E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga Enti për mbrojtje të shëndetit, bëjnë apel që të kenë kujdes ku e konsumojnë ushqimin dhe ku e përgatisin atë. Sidomos të mos blejnë ushqim nga objekte ku shitet skarë dhe prodhime të tjera të mishit. Në fillim të korrikut në Ohër janë helmuar 9 persona nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët menjëherë janë hospitalizuar në spitalin e Ohrit.
Mbyllen dhjetėra restorante nė Ohėr
Me dhjetëra restorante dhe objekte të tjera hotelerike që shtrihen nga Shën Naum deri në Qendër të qytetit janë mbyllur, për shkak të cilësisë së ushqimit që iu ofrohet mysafirëve, dhe për shkak të mos përmbushjes së kushteve të parapara higjienike. Rreth 40 inspektor nga Drejtoria për ushqim ka bërë kontroll në pjesën më të madhe të objekteve ku shërbehet ushqim dhe kanë konstatuar një vazhdë mangësish.

”Janë shpërndarë disa vendime, atje ku janë konstatuar parregullsi janë dhënë udhëzime për shmangien e tyre. Disa prej tyre iu janë dhënë vendime për mbyllje të objekteve dhe kur do të shmangen të gjitha gabimet, atëherë objekt do të mundet sërish të hapet.”,shpjegon Atanasako Mihailov nga Drejtoria për mbrojtje shëndetësore.

Nga Enti për mbrojtje të shëndetit, bëjnë apel që të kenë kujdes ku e konsumojnë ushqimin dhe ku e përgatisin atë. Sidomos të mos blejnë ushqim nga objekte ku shitet skarë dhe prodhime të tjera të mishit. Në fillim të korrikut në Ohër janë helmuar 9 persona nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët menjëherë janë hospitalizuar në spitalin e Ohrit.

“Ata si turistë kishin në ardhur në festivalin e këngëve dhe valleve popullore. U ankuan se kanë helmimi, ku kanë qëndruar, në konviktin e studentëve, megjithatë të gjitha mostrat dhe të punësuarit atje i kanë kontrolluar të gjitha informacionet thonë se helmimi nuk ka ndodhur në konviktin e studenteve, por nga ushqimin që kanë konsumuar në objekte të pasigurta diku jashtë", thotë Atanasako Mihailov.

Turistët kanë mendime të ndara për ushqimin, i cili ofrohet në Ohër.
”Ne jemi shumë të kënaqur. Shokët e mi ankohen nga ushqimi nëpër restorante e këtushëm. Edhe vitin e kaluar isha këtu, por ushqimi nuk kishte cilësi. Në një pjesë të plazhit është më i mirë, ndërsa në pjesën tjetër të plazhit nuk është, nuk është përgatitur mirë dhe nuk ka shije të mirë.”, ankohet një turist nga Serbia.
"Nuk ka higjienë, dhe i gjithë qëllimi është që të vijnë në ndonjë denarë më shumë. Absolutisht kur bëj pazar kam kujdes çfarë blejë”, thotë turist nga Maqedonia:”

“Këtu është ushqimi është më i mirë. Është përgatitur mirë dhe nuk kam vërejtje. Nuk ka ndonjë problem", thotë një turist nga Bulgaria.
Burime për Alsat M nga Inspektorati shtetëror i veterinarisë thonë se gjatë aksionit të fundit janë zbuluar shumë parregullës dhe mish i prishur, i cili shitej nëpër mishtore, restorante dhe tregje, mishi ka pasur pesticide dhe ka qenë me afat të skaduar. Nga atje dhe Drejtoria për Ushqim paralajmërojnë kontrolle edhe në gusht edhe atë edhe në rrethin e Strugës.
Miki Trajkovski

Publikuar: 01.08.2009 | 23:41
Lexuar: 746 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime