Rezulatet: Milano-Renova 0-2, Pelisteri Slloga J 0-0, Sileksi Vardari 1-1, Teteksi Makedonija Gj.P. 2-2. Fitorem ekipit Renova u siguruan me golat e Fisnik Nuhiut dhe Boban Jançevskit
Startoi kampionati i ri 2009/10 i futbollit nw ligwn e parw
Nga Shaban Sinani
Tre barazime dhe një fitore e skuadrës mysafire me 8 gola të shënuara ishte epilogu i ndeshjeve që u zhvilluan të shtunën në kuadër të javës së parë të kampionatit 2009-10 në ligën e parë të futbollit. Fitoren e vetme në ndeshjet e xhiros së parë e ka shënuar skuadra Renova e Xhepçishtit në ndeshjen kundër ekipit Milano në Kumanovë. Gjatë 90 minutave skuadra e Xhepçishtit ka pasur iniciativ dhe ka dominuar në teren të gjelbërt duke krijuar raste të shumta por ka arritur të konkretizoi vetëm dy raste dhe atë Fisnik Nuhiu në pjesën e parë dhe Boban Jançevski në pjesën e dytë të lojës. Tre pikët e fituara në cilësinë e vendasit kanë vlerë të dyfishtë për Renovën kur dihet se që në xhiron e dytë të shtunën e ardhëshme do të ballafaqohet me kampionin aktual Makedonija Gj.P në stadiumin e qytetit në Tetovë.
Anëtari i ri në ligën e parë Teteksi i Tetovës në ballafaqimin e vetë kundër kampionit Makedonija Gj.P arriti të nxjerë një pikë me golin e shënuar në minutat shtesë të lojës. Rezultati përfundimtar ka mbetur 2:2 (1:0). Ajo që është karakteristikë për këtë ndeshje se tifozët vendas Vojvodat që ishin në numër të konsiderueshëm të përkarhur me disa tifoz mysafirë Lavovovi në vend që të përkarhin ekipete tyre ata gajtë tërë kohës kanë sharë dhe ofenduiar shqiptarët me parullat e tyre të njohura Tetova është qytet maqedon (Tetovo e makedonski grad) , Shiptari mirë shqiptari vdekur (Dobar shiptar mrtov shiptar) e kështu me radhë .
Dy ndeshjete tjera në Kartovë ku janë takuar Sileksi dhe Vardari, ndeshja ka përfunduar me rezulat të barabart 1-1 edhe pse misafirët kanë pasur avantazh deri në sekondat e fundit, ndërsa ndeshja në Manastir ndërmjet Pelisterit vendas dhe Sllogës nga Çairi ka përfunduar pa gola 0-0.
Rezulatet: Milano-Renova 0-2, Pelisteri Slloga J 0-0, Sileksi Vardari 1-1, Teteksi Makedonija Gj.P. 2-2 Rabotniçki Metalurgu luhet të dielën, ndërsa ditën e hënë takohen Horizont Turnova Pobeda.
Në xhiron e dytë që zhvillohet me 9 gusht, takohen: Renova Makedonijaa Gj.P, Vardari Teteksi, Pobeda Sileksi, Slloga J Horizont Turnova, Metalurgu Pelisteri dhe Milano - Rabotniçki