Maqedonia i shënoi dy Ilindenët historik - 106 vjetorin nga Kryengritja e Ilindenit dhe 65 vjet dhe nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së.
Kremtimi në Meçkin Kamen filloi me vendojsen e luleve para përmendores së Republikës së Krushevës. Nderime luftëtarëve të rënë u dhanë presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, delegacione të Qeverisë, Kuvendit, ish-presidentët Kiro Gligorov dhe Branko Cërvenkovski, Armata, partitë politike, kori diplomatik, si dhe përfaqësuesit e komunave, organizatave joqeveritare dhe shoqatave të qytetarëve.
"Sot po përkulemi para veprës së madhe të paraardhësve tanë nga dy Ilindenët. Po përkulemi edhe para të gjithë heronjëve nga të gjitha periudhat dhe kohërat historike të popullit tonë. Megjithaë, jemi mbledhur, para së gjithash, dhe do të jemi këtu çdo vit që t'i lartësojmë dhe festojmë idealët e lartë të kombit tonë, të krijuar gjatë luftës së gjatë për liri dhe demokraci nëpër historinë e Maqedonisë", tha presidenti Ivanov, duke mbajtur fjalim para të panishmëve në Meçkin Kamen.
Ai shtoi se idetë e manifestimit të Krushevës për barazi dhe të drejta të të gjithëve, pavarësisht përcaktimit të tyre etnik, fetar, gjinor apo politik e kanë ruajtur unitetin e Maqedonisë edhe në kohërat më të vështira. "Pikërisht këto ide", theksoi Ivanov, "e krijuan edhe Maqedoninë demokratke të KAÇKM-së në luftën tonë të përbashkët me popujt demokratikë në Luftën e Dytë" Botërore.
"Shteti i Maqedonisë është krijuar dhe formuar mbi idealet dhe vlerat për demokraci dhe të drejta njerëzore. Maqedonasit kanë zgjedhur t'i respektojnë dhe njohin të gjithë. Por, njëkohësisht, asnjëherë të mos heqin dorë nga identiteti personal dhe vetëpërcaktimi", potencoi presidenti i Maqedonisë, i cili shtoi se Maqedonia, ka zgjedhur t'i jep kuptim vetes përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe miqësisë me popujt dhe shtetet tjera.
Duke theksuar se mbi bazën solide të këtij vullneti të qartë dhe të institucionalizuar dhe vetëdijen demokratike në vitin 1991 qytetarët e Maqedonisë e shpallën Republikën e Maqedonisë sovrane, tha se ajo ndërtohet që tetëmbëdhjetë vite mbi parimet evropiane të tregut të lirë, qeverisjes së të drejtës, mundësisve të barabarta të qytetarëve dhe nivelin e pjesëmarrjes aktive në të gjitha nivelet të sjelljes së vendimeve.
"Me vite kemi investuar në standardet më të larta për të drejtat e njeriut, marrëdhëniet ndëretnike, ndërreligjioze, institucione të hapura dhe demokratike. Këto përfitime, së bashku me marrëdhëniet e mira fqinje dhe hapjen e vazhdueshme të Maqedonisë nga bota i ngjallin idealet e të parëve tanë. Por ata njëkohësisht, janë garancë për të ardhmen e gjeneratave të ardhshme të qytetarëve të Maqedonisë", tha shefi shtetit.
"Duke i përforcuar institucionet e veta, dhe duke i transformuar në legjislaturë më bashkëkohore dhe më demokratike trashëgiminë e vet të tolerancës dhe mirëqenies së grupeve të ndryshme etnike dhe religjioze, Maqedonia u shndërrua në shembull për rajonin dhe në demokraci evropiane në zemër të Ballkanit", tha presidenti Ivanov dhe shtoi se ajo e ndezi flakën demokratike në manifestimin e Krushevës në bashkëkohësi dhe i tregoi botës se Maqedonia dhe urtësia e qytetarëve të saj janë çelësi i stabilitetit dhe i të ardhmes prosperuese në Ballkan.
"Këtë", siç tha ai, "e njohin edhe partnerët tanë dhe aleatët në mbarë botën. Sot Maqedonia demokratike, evropiane është partner i rëndësishëm i shteteve të Bashkimit Evropian, SHBA-së, Turqisë apo Izraelit. Ajo bashkëpunon dhe këmben përvoja në baza të njëjta me shtete të mëdha dhe respektabile, si Rusia, Kina dhe India. intelektualët e Maqedonisë, artistët dhe sportistët i ndajnë idetë për humanizëm dhe solidaritet nëpër të gjitha meridianet. Ndërsa ushtria e Maqedonisë me krenari hapëron në të gjitha frontet, ku njerëzia lufton për liri dhe demokraci".
"Mundemi me koka të ngritura lartë dhe krenarë të ndalemi para Panteonit të heronjve tanë. Të gjitha gjeneratat e Maqedonisë kanë bërë shumë. Nuk ka ngecur as e jona. Popullin tonë e pret e ardhme prosperuese, edhe kjo varet prej neve. Para nesh janë sfidat e tejkalimit të keqkuptimeve historike ballkanike. Para nesh është standardizimi me shoqëritë evropiane. Por, para nesh qëndron edhe puna e vazhdueshme në të cilën do t'i bashkojmë qytetarët e Maqedonisë rreth ndërtimit të shoqërisë bashkëkohore dhe prosperuese. Shoqëri, e cila u themelua mbi kompetivitetin ekonomik, standardet e larta, institucione efektive, arsim dhe shkencë të lartë, zhvillim teknologjik dhe inovacione. Shpirti i lirë dhe kreativ i Maqedonisë, i cili aq fuqishëm buron edhe nga ky vend, duhet ta përqafojë dhe pushtojë botën. Dhe kjo varet vetëm prej nesh", theksoi presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin para të pranishmëve në Meçkin Kamen.