Të paktën 12 persona sot e kanë humbur jetën, ndërsa 26 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në Herat, provincë në Afganistanin perëndimor, kumtoi shërbimi për siguri.
Në mesin e të vdekurve në shpërthim janë një grua dhe një fëmijë, ndërsa në mesin e të plagosurve është shefi i policisë lokale, deklaroi komandanti i forcave të sigurisë në Herat, gjenerali Esmatulah Alizaj.
Zëdhënësi i forcave të sigurisë Kari Muhamed Jusuf tha se cak i sulmit ka qenë shefi i policisë së qarkut, Hoja Isa dhe se bombën e kanë vendosur talebanët, të cilët kanë paralajmëruar se me sulmet do t'i pengojnë përgatitjet për zgjedhjet presidenciale.
Dhuna në Afganistan ka eskaluar në korrik, para zgjedhjeve të caktuara për më 20 gusht.