E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bruto-rroga mesatare mujore e paguar për një të punësuar në gusht arrin 25 758 denarë (rreth 418 euro), që krahasuar me vitin e kaluar paraqet rritje prej 7,7 për qind.
245 euro rroga mesatare nė Maqedoni
Neto rroga mesatare mujore e paguar për një të punësuar në gusht arrin 15 820 denarë (rreth 257 euro), lajmëroi Enti shtetëror për statistikë.

Kjo krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar paraqet rritje prej 9,5 për qind, përderisa në krahasim me muajin paraprak ajo është thuajse e pandryshuar, gjegjësisht është më e vogël për tetë denarë.


Bruto-rroga mesatare mujore e paguar për një të punësuar në gusht arrin 25 758 denarë (rreth 418 euro), që krahasuar me vitin e kaluar paraqet rritje prej 7,7 për qind.


Rritje më e madhe e neto rrogës mesatare mujore të paguar, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur në sektoret: Furnizim me energji elektrike, gaz dhe ujë, Bujqësi, gjah dhe pylltari, shëndetësi dhe punë sociale.


Rritje më të madhe në nivel vjetor është shënuar në sektoret: Ndërtimtari, deponim dhe lidhje dhe Shëndetësi dhe punë sociale.
Në gusht të vitit 2008, 8,4 për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë rrogë që është për 2,9 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Publikuar: 29.10.2008 | 14:42
Lexuar: 901 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime