E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kompensimi për studentët të cilët do të regjistrohen në kuotë shtetërore është prej 100 defri 400 euro. Shuma në kuotat me bashkëfinancim është më i ulët (300 euro) për studim në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe atë Teknologjiko-metalurgjik, ndërsa më shtrenjtë edhe këtë vit është bashkëfinancimi për mjekësi të përgjithshme (1.200 euro), farmaci dhe stomatologji (1.000 euro), informatikë dhe teknologji informatike (980 euro).
Nė Universitetin e Shkupit 10.626 vende tė lira













Në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" ka 10.626 vende të lira për regjistrimin e studentëve në vitin e parë në vitin akademik 2009/2010. Prej tyre, 7.017 janë për studentë të rregullt në kuotë shtetërore, 2.659 janë për të rregulltë me bashkëfinancim të studimeve dhe 950 vende janë për studentë me korrespondencë.

Paraqitja e kandidatëve në afatin e parë të regjistrimit është më 17 dhe 18 gusht. Më 21 gusht do të shpallen rezultatet nga suksesi nga arsimi i mesëm, ndërsa më 26 gusht në fakultete do të publikohet vendimi për pranimin e kandidatëve. Regjistrimi i të pranuarve është më 31 gusht dhe 1 shtator.

Suksesi i arritur në arsimin e mesëm dhe maturës shtetërore janë kriteret kryesore për selektim, ndërsa vlerësimi i suksesit shfaqet në pikë. Mund të fitohen më së shumti 100 pikë, prej të cilave suksesi i përgjithshëm për të gjitha lëndët marrin pjesë me 60, ndërsa suksesi nga matura shtetërore me 40 pikë (më së shumti 20 pikë për të dy lëndët eksterne, 16 për të dy internet dhe 4 për detyrën projektuese).

Në programet studimore me specifika (fakultetet nga sfera e artit, Fakultetit Arkitektonik dhe Kulturës fizike) selektimi bëhet sipas suksesi nga shkolla e mesme, i cili merr pjesë me 40, dhe me verifikim të diturisë dhe aftësisë së kandidatëve, që merr pjesë me 60 pikë. Verifikimi ka karater eliminues dhe nuk do të rangohen kandidatët të cilat nuk kanë marrl të paktën 10 pikë.

Për Fakultetin Pedagogjik dhe për drejtimet mësimore të Fakultetit Matematikoro-natyror do të kryhet paraseleksionim i kandidatëve gjegjësisht verifikim i aftësisë së tyre psikofizike, e cila nuk vlerësohet me pikë.

Kompensimi për studentët të cilët do të regjistrohen në kuotë shtetërore është prej 100 defri 400 euro. Shuma në kuotat me bashkëfinancim është më i ulët (300 euro) për studim në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe atë Teknologjiko-metalurgjik, ndërsa më shtrenjtë edhe këtë vit është bashkëfinancimi për mjekësi të përgjithshme (1.200 euro), farmaci dhe stomatologji (1.000 euro), informatikë dhe teknologji informatike (980 euro).

Llogaritja e pikëve është shpjeguar në Konkursin, e shpallur në ueb-faqen e Universitetit www.ukim.edu.mk ku janë edhe informatat për dokumentet që kandidatët duhet t'i dorëzojnë në paraqitje dhe për terminet në afatin e dytë dhe të tretë të regjistrimit në shtator.

Publikuar: 04.08.2009 | 16:52
Lexuar: 1125 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime