E premte, 24.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sado që të përpiqemi, këto 10 mistere do të mbeten përgjithmonë mistere.
10 misteret e pazgjidhura-pazbardhura














1. Dorëshkrimi iVoynichit që ka marë emrin sipas bibliotekistit amerikano-polak, Ëilfridu Voynich i cili këtë libër misterioze e ka zbuluar më 1912. Ky libër i ilustruar misterioz, me përmbajtje të panjohur, është poashtu vepër e autorit të panjohur.

272 faqet e këtij libri janë bërë tejet interesante për historianët dhe kriptografët, ndërsa teortë luftojnë në vlerësime se a është ky fillimi i mjekësisë moderne, libër alkemik ose është vepër e jashtëtokësorëve


2. Kryptos është skulpturë e koduar e skulptorit Jim Sanborn ,dhe gjindet në hyrje të selisë së CIA-s në Virgini. Ironia është që as CIA nuk ka rritur në tërësi ta deshifrojë kodin. Skulptura përmban katë mbishkrime, prej të cilëve 3 janë mbishkrime janë deshifruar, ndërsa i katërti edhe më tej mbetet mister.

3.”Beale shifra” është përmbledhje e tre kapitujve të tekstit që sipas të gjitha gjasave përmban çelësin e ardhjes në vendin më të kërkuar në botë. Në të është shënuar vendi ku ndodhet floriri-ari i groposur me një vlerë prej mbi 63 milion dollarë. Pjesë nga ky tekst mungon, ndaj nuk dihet rajoni-rrethi se ku është groposur thesari.

4. Disku nga Phaistosi, që e ka zbuluar arkeologu Luigi Pernier në vitin 1908. Shkrimi me Hijeroglife nga Kreta, përbëhet prej argjili (glinë) e pjekur, në të cilën janë të gdhendura simbolet misterioze që konsiderohen si formë e panjohur e hijeroglifeve. Besohet se janë punuar rreth 2.000 vjet para Krishtit.

5. Mbishkrimi i Shugborough-it ka dy fytyra. Nëse shofim nga larg, ai është vetëm një monument me një pikturë të një pastiri, të autorit Nicolas Poussin, por nëse afrohemi, do të vërejmë rendin e shkronjave. Këto shkronja janë mundur ti zgjidhin mendjet më të mëdha të botës, e ndër ta edhe Charles Dickens dhe Charles Darwin.

6. Tamam Shud, definitivisht është rast i pazgjidhur Australian. Më 1948, në plazhin e Adelaides në Australi, është gjetur një burrë i panjohur i vdekur. Pos kësaj, ky burrë, asesi nuk ka mundur të identifikohet, dhe tërë storja-tregimi bëhet çudi edhe më e madhe, sepse në pantalonat e personit të vrarë është gjetur një letër. Në xhepin e fshehtë e të qepur është gjetur kjo copë letër, në të cilën shkruante: “Tamam Shud”.

7. Një natë vere 1977. për Jerryja Ehmana, volonter në projektet e kërkimit të inteligjencies së jashtëtokësorëve, ka qënë shokante. Ehmani ka skenuar radio valët nga gjithësia, për të marë-pranuar çfaredo sinjali të gjallesave nga planetet tjera. Një natë para vdekjes së Elvis Presle ndër shumë numra që janë shënuar në letër, është paraqitur shifra: 6EQUJ5 të cilën Ehman menjëherë e ka nënvizuar dhe skaj kësaj shifre ka shënuar: Wow!

Përsëri kërkim të sinjalit dhe hulumtime të numrave të çuditshëm, por pa sukses. Sinjali Wow është bërë mister botëror.

8. Shkronjat e Zodiakut janë radhë prej katër mesazheve të shifruara, për të cilat besohet se janë shkruar nga ana e vrasësit serik të viteve 1960, 1970, që terrorizonte banorët e San Franciskos. Zodiaku i njohur vrasës, sipas të gjitha gjasave ka shënuar barcoleta për gazetarët dhe policinë. Vrasjet janë zbuluar, por Zodiak vrasësi kurrë nuk është identifikuar, posikur që nuk janë zbardhur e deshifruar tre nga katër mesazhet e tij.

9. Georgia Guidetones nganjëhere quhet Stonehenge amerikan. Në gurë janë gdhendur 8 gjuhë të botës, ku krahas tyre janë gdhendur edhe domethënjet astronimike. Edhe pse nuk përmban mesazhe të shifruara, qëllimi dhe prejardhja e këtyre gurëve mbeten të mbështjellur me vellon e misterit.

10. Rongorongo është system i shenjave misterioze “glyphs”, me artefakte të zbuluara në ishullin e Pashkëve. Shumica vlerësojnë dhe mendojnë se paraqesin sistemin e humbur të shkrimit. Të tjerat janë të “palexueshme” posikur edhe mesazhi i tyre i parë.

Publikuar: 02.03.2012 | 13:13
Lexuar: 1456 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime