E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në qershor janë regjistruar 21.575 nxënës - 16.846 në paraqitjen e parë dhe 4.729 në të dytin. Nga të regjistruarit, 16.139 janë me mësim në gjuhën maqedonase, 5.035 në gjuhën shqipe, 260 në gjuhën turke, ndërsa 140 janë përsëritës nga viti i kaluar shkollor.
Nė shkollat e mesme 15.003 vende tė lira










Për regjistrim në shkollat e mesme 15.003 vende të lira në afatin e gushtit

Më 19 gusht është afati i dytë për regjistrim në shkollat e mesme dhe ka 15.003 vende të lira.

Në qershor janë regjistruar 21.575 nxënës - 16.846 në paraqitjen e parë dhe 4.729 në të dytin. Nga të regjistruarit, 16.139 janë me mësim në gjuhën maqedonase, 5.035 në gjuhën shqipe, 260 në gjuhën turke, ndërsa 140 janë përsëritës nga viti i kaluar shkollor.

Në shkollën e mesme të mjekësisë "Pançe Karagjozov" për mësim në gjuhën shqipe ende janë të lira 170 vendet e shpallura me Konkurs. Për ta në dy paraqitjet në qershor kishte më shumë të paraqitur me numër të njejtë pikësh, por nxënësit e refuzuan testimin kualifikues (verifikim i diturisë) që është kriter i konkursit sipas të cilit në raste të tilla bëhet seleksionim i kandidatëve.

Prindërit e tyre kërkojnë pranimin e të gjithë nxënësve të paraqitur në tre paralele shtesë, krahas pesë paraleleve të parapara. Por, Ministria nuk heqë dorë nga kushtet e konfirmuara të cilat vlejnë edhe për shkollat tjera në Maqedoni, ku zgjedhja e nxënësve me testim kualifikues kaloi pa probleme.

Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov javën e kaluar në konferencë shtypi dedikuar rezultateve të MASH-it në vitin e kaluar, tha se ka pasur disa takime me përfaqësuesit e prindërve dhe se ua ka transmetuar qëndrimin se duhet të respektohet ligji në pajtim të të cilit është shpallur edhe Konkursi për regjistrim të nxënësve në vitin e parë."Këmbyem propozime, por çfarëdo që të jetë vendimi ai duhet të jetë i bazua në ligj", theksoi Todorov.

Për vitin shkollor 2009/2010 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli Konkurs për rreth 37.000 vende, gjegjësisht rreth 38 për qind më shumë prej 27.000 nxënësve të cilët mbaruan klasën e tetë. Qëllimi është që t'u mundësohet zgjedhje më e madhe e drejtimeve në arsimin e mesëm, e cila nga viti i kaluar është i obligueshëm në Republikën e Maqedonisë. Prindërit e fëmijëve të cilët nuk do të regjistrohen në shkollë të mesme, do të paguajnë 1.000 euro dënim.

Në afatin regjistrues të qershorit edhe këtë vit interesimi ishte më i madh për gjimnazet, se sa për shkollat e mesme profesionale.

Publikuar: 04.08.2009 | 04:56
Lexuar: 1639 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime