Transparenca është pika më e dobët në zonën e menaxhimit të mjeteve publike, ju me siguri e shihni si procedohen këto procese do shihni se rebalanci i buxhetit ndodh brenda një dite pa kurrfarë debati akademik, deklaroi eksperti i ekonomisë Abdylmenaf Bexheti
Mënyra e shpenzimit të fondeve publike është pikë e dobët e pushtetit ekzekutiv në tre vitet e kaluara.
Kjo u tha në raportin e Institutit shoqëria e Hapur e cila ka bërë analizë për harxhimin e fondeve nga ana e shtetit. Eksperti Abdylmenaf Bexheti shprehet se në institucionet shtetërore ende ka shumë keqpërdorime të fondeve publike financiare.
"Transparenca është pika më e dobët në zonën e menaxhimit të mjeteve publike, ju me siguri e shihni si procedohen këto procese do shihni se rebalanci i buxhetit ndodh brenda një dite pa kurrfarë debati akademik", deklaroi eksperti ekonomik Abdylmenaf Bexheti.
Eksperti Lubomir Kekenovski thekson se vetë shteti duhet të jetë kontrollor i shpenzimit të fondeve publike e jo harxhues më i madh.
"Atje ku shteti merr 50 % nga gjithçka që krijohet në ekonomi, atje ju kemi socializëm të pastër", tha Kekenovski.
Në anën tjetër Dijana Boshkovska, përfaqësuese e Regjistrit Qendror të Maqedonisë, thotë se të ardhurat publike kanë pjesëmarrje të ulët në bruto prodhimin vendor të vendit.
"Pjesëmarrja e të ardhurave publike në BPV-në në krahasim me shtetet evropiane kemi pjesëmarrje më të ulët të këtyre të ardhurave në BVP-në e vendit", tha Boshkovska.
Sipas vlerësimeve të këtij raporti nëse në të kaluarën pjesëmarrja e të ardhurave buxhetore në bruto prodhimin vendor në të kaluarën ka qenë 34 % niveli i tanishëm i të ardhurave në BPV-në e vendit arrin rreth 40 %.
Nevzat Mamuti,ALSAT-M