E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tribuna është me kapacitet prej 10.017 vendeve, të ndara në 12 sektorë, në pajtim me të gjitha FIFA dhe UEFA standardet. Ka mundësi për hyrje përmes shtatë hyrjeve, ndërsa pjesa VIP përfshin 434 ulëse.
Lėshohet nė pėrdorim Tribuna veriore e arenės












Në arenën kombëtare "Filipi i Dytë" në Shkup sot solemnisht u lëshua në përdorim Tribuna veriore, ndërtimi i së cilës filloi në fillim të vitit të kaluar.

Tribuna është me kapacitet prej 10.017 vendeve, të ndara në 12 sektorë, në pajtim me të gjitha FIFA dhe UEFA standardet. Ka mundësi për hyrje përmes shtatë hyrjeve, ndërsa pjesa VIP përfshin 434 ulëse.

Janë vendosur kabina për gazetarë dhe sallë për konferencë për shtyp. Është realizuar rrugë servise, e cila garanton qasje të drejtpërdrejtë të lojtarëve deri te zhveshtoret. Hapësira për delegatë, ndihmën e parë dhe trajtim mjekësor, janë po ashtu pjesë e tribunës së re.

Vlera e marrëveshjes me firmën "Beton", e cila i ka realizuar punët ndërtimore të Tribunës veriore është 805 milionë denarë.

"Tribuna e re është projekt i Qeverisë së Maqedonisë dhe financohet drejtpërsëdrejti nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Në afat prej 18 muajve, siç kemi premtuar, kemi tribunë të gatshme veriore, e cila prej sot do të mund të shfrytëzohet", theksoi kryetari i komunës së Aerodromit, Ivica Koneski.

Më 12 gusht me fillim në orën 22 kombëtarja e Maqedonisë në futboll në ndeshje kundër kampionit evropian Spanjën zyrtarisht do ta shënojë hapjen e Tribunës veriore në arenën "Filipi i Dytë"

Publikuar: 04.08.2009 | 18:56
Lexuar: 716 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime