Është disi si të rikthehesh në shkollë. Kam njohur ambientin e ri, njerëzit e rinj, jam me ta që nga e mërkura, tha për të përditshmen franceze Le Parisien, mesfushori defanziv, i cili i tregoi edhe arsyet se pse vendosi ta zgjidhte Sunderlandin.
Lorik Cana është i bindur se do të qëndrojë në futbollin anglez të paktën edhe për 3-4 vjet.
Mesfushori shqiptar ka debutuar me fanellën e Sunderlandit, në ndeshjen miqësore kundër Celtic Glasgow, të cilin e fitoi klubi anglez me rezultat 2:1.
Cana tregon për hapat e parë me Sunderlandin.
Është disi si të rikthehesh në shkollë. Kam njohur ambientin e ri, njerëzit e rinj, jam me ta që nga e mërkura, tha për të përditshmen franceze Le Parisien, mesfushori defanziv, i cili i tregoi edhe arsyet se pse vendosi ta zgjidhte Sunderlandin.
Projekti i klubit më bindi. Është ndjenjë e mirë kur luan me stadium të stërmbushur. Unë do të mbetem në Angli edhe për 3-4 vjet, shtoi përfaqësuesi shqiptar.
Cana e ka përsëritur faktin se i mbetet merak që nuk e fitoi titullin e kampionit të Francës në sezonin e fundit, mirëpo shton se kontribuoi aq sa mundi, për ta ngritur Marseillen lart, deri në kupat e Evropës.