Çmimi i ri i EUROSUPER-95 do të jetë 60,50 denarë për litër, EUROSUPER-98 do të shitet për 61,50, EUROSUPER BS-95 për 62, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 63,50 denarë për litër. EURODIZEL(D-EV) do të kushtojë 48,50 denarë për litër, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) 37 denarë për litër.
Benzina dhe dizeli prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 2,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.
Me vendimin bëhet zmadhimi i çmimeve rafinerike dhe atyre me pakicë të derivateve të naftës me mesatare për 8.30, gjegjësisht 5,34 për qind.
Çmimi i ri i EUROSUPER-95 do të jetë 60,50 denarë për litër, EUROSUPER-98 do të shitet për 61,50, EUROSUPER BS-95 për 62, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 63,50 denarë për litër. EURODIZEL(D-EV) do të kushtojë 48,50 denarë për litër, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) 37 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE për 1,562, gjegjësisht 1,539 denarë për kilogram zmadhohen edhe çmimet me pakicë të mazutëve M-2 dhe M-1. Mazuti M-2 do të kushtojë 24,661, ndërsa mazuti M-1 HS 26,169 denarë për kilogram.
Si shkak për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 11,13 për qind çmimi më i lartë i naftës së papërpunuar gjatë 14 ditëve të kaluara dhe për 1,45 për qind kursi më i ulët i dollarit në krahasim me denarin.